Edhe Lezha taksat vendore do të i vjelë nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, gjatë diskutimeve të projekt – buxhetit për vitin 2018-të. Frrokaj ka deklaruar se kjo është forma e vetme që të ketë saktësi në planifikim dhe realizim të këtyre zërave në buxhet, ndërsa ka shtuar se taksat nuk kanë pësuar rritje.
Kryetar i Bashkisë Lezhe Fran Frrokaj thotë se: “Taksat do të jenë të bashkuara me faturën e ujësjellësit, do të bëj një takim me drejtorin dhe me të gjitha strukturat dhe është mënyra e vetme që ne të jemi më të saktë. Nuk kemi bërë asnjë rritje taksave, megjithëse për shkak të nevojave që kemi duhet të kishte një rritje të taksave, por nuk e kemi bërë. Ajo që duhet të bëjmë ne është të rrisim nivelin e mbledhjes së taksave sepse nuk do të kemi më situate të vitit të shkuar”.
Mosvjelja e taksës familjare është kthyer në një problem shqetësues në Lezhë, pasi në vitin që lamë pas nuk e ka kaluar masën 12 %. Faturimi nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm, pritet ta përmirësojë këtë situatë e cila do të thotë më shumë të ardhura për bashkinë, e kjo përkthehet në shërbime për qytetarët.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

VIDEO






