Bashkia Librazhd fillon punën, Balla në rikonstruksionin e shkollës “Vilson Blloshmi”

Bashkia Librazhd fillon punën,  Balla në rikonstruksionin e shkollës  “Vilson Blloshmi”

Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, Bashkia e Librazhdit ka nisur punën.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sëbashku me Kryetarin e Bashkisë Kastriot Gurra inspektuan fillimin e punimeve për rikonstruksionin e shkollës 9 vjeçare “Vilson Blloshmi” në Librazhd.

Rikonstruksioni i plotë i shkollës po realizohet falë një investimi të përbashkët mes Bashkisë së Librazhdit dhe Qeverisë Shqiptare ku  parashikohet rikonstruksioni total i godinës me sistem kapot dhe ngrohje qëndrore dhe po ashtu shtimin e klasave për shkak të numrit të madh të nxënësve.

Në fjalën e tij, Taulant Balla tha se ky është një investim shumë i madh që përfshin, jo vetëm rikonstruksionin, por edhe rritjen e kapaciteteve të saj akomoduese, përfshirë  edhe arenat sportive, palestra apo fusha sportive.

"Dua ta falenderoj Kryeministrin Rama dhe qeverinë për këtë investim. Brenda vitit tjetër edhe shkolla tjetër dhe e fundit e Librazhdit do të rikonstruktohet dhe nuk do të kemi asnjë problematikë për cilësinë e infrastrukturës në shkollat tona.

Ky është qyteti, ndërkohë që disa investime të tjera po bëhen në fshatra dhe shpresojmë që vitin tjetër të kemi një investim për shkollën e Njësisë Administrative Polis për të mbyllur një cikël të plotë të të gjitha shkollave të mesme në Bashkinë Librazhd tha Balla.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Kastriot Gurra në fjalën e tij theksoi se projekti është mjaft të mirë dhe me të tilla standarde do të procedohet për të gjitha objektet arsimore në Librazhd.

“Gjatë 4 viteve jemi përpjekur që besimin e njerëzve ta justifikojmë me punë. Ndërpremë punët vetëm një muaj për shkak se ligji na detyron dhe sot jemi këtu për të parë investimin e radhës të kryer mes Qeverisë Shqiptare në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd.

Ky financim synon të rikonstruktojë, por edhe të zgjerojë shkollën “Vilson Blloshmi”. Në projekt parashikohet zgjerimi i shkollës, ndërtimi i palestrës, krijimi i shesheve këtu dhe ambienteve sportive”, deklaroi Gurra.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë