TIRANE- Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar mbledhjen e djeshme me konsensus, buxhetin afatmesëm të kësaj bashkie. Shumica e majtë votoi pro buxhetit pas premtimeve se institucioni do të shlyejë borxhin prej 2.6 milionë dollarësh të faturave të energjisë elektrike të pashlyera.
“Ne si mazhorancë biem dakord që të votojmë buxhetin afatmesëm 2015-2017 vetëm nëse Bashkia e Tiranës do të shlyejë borxhin prej 2.6 milionë dollarë që ka ndaj OSHEE. Realisht detyrimi i papaguar është 1.3 milion dollarë, por së bashku me kamatëvonesat ai shkon në 2.6 milion dollarë” kanë pohuar anëtarët e majtë të këshillit Bashkiak të cilët përbëjnë edhe shumicën. Ky propozim i mazhorancës është pranuar nga nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo i cili ka pohuar se tashmë është lidhur një marrëveshje me OSHEE për shlyerjen e këtij borxhi me 4 këste përgjatë gjithë vitit.
Sa i përket buxhetit të vitit 2015 Bozdo ka pohuar se ai është 8.5 miliard lekë, ose 1.5% më i lartë se buxheti i vitit 2014. “Në total buxheti i vitit 2015 është 8.5 miliard lekë. Për sa i përket shpenzimeve të përgjithshme të Bashkisë së Tiranës në periudhën 2015-2017” ka pohuar Bozdo. Sipas tij, këto investime kryesisht do të shkojnë për infrastrukturë si ajo rrugore, gjelbërim, rregullimin dhe ndërtimin e institucioneve arsimore, etj. Por, mbledhja e këshillit sot shoqërua me debate të ashpra ndërmjet kreut socialist të këtij Këshilli, Aldrin Dalipit dhe këshilltarit të djathtë Besnik Aliaj.
Dalipi dhe Aliaj e kanë ndërprerë mbledhjen për shkak të një grindjeje të ashpër deri në fyerje ndërmjet tyre. Kreu i Këshillit, Dalipi, e akuzoi Aliajn me fjalët: “Je i pasjellshëm, ke ngritur edhe biznes pas vitit 2005”. Por, nuk ka munguar reagimi i Aliajt, që i është kthyer me shprehjen: “Ty të bie telefoni, jo mua, je hipokrit, ta kemi parë ironinë.” Fjalët ia kanë lënë vendin njëra – tjetrës deri në ndërprerje të saj për disa minuta.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com