Bashkia ndërton tregun e ri në periferi, tregtarët e Belshit përplasen sërish me policinë: Po na përzënë nga qyteti

Tregtarët dolën sërish në protestë këtë të shtunë duke kundërshtuar spostimin e tregut nga qendra e qytetit drejt fshatit Marinëz rreth 5 km larg Belshit. Sakaq, policia bashkiake mban të bllokuar me blloqe betoni rrugën ku shisnin tregtarët deri para një jave. Kjo solli përplasje mes tyre dhe policisë bashkiake.

Edhe pse e shtuna është ditë pazari, tregtarët nuk mundën të ushtronin aktivitetin e tyre, ndërsa refuzojnë të ccojnë mallin në tregun e ri, të ndërtuar nga bashkia, pasi është larg zonës së banuar dhe nuk aksesohet nga blerësit.

Në mbështetje të tregtarëve dhe kundër bashkisë doli dhe këshilltarja e PD-së së Bashës, Nertila Uruçi. Ajo tha se në vendimi i këshillit bashkiak parashikon spostimin e tregut për gjënë e gjallë dhe frutat perimet, jo për produktet industriale.

Të vendosur tregtarët thonë se do t’i vijojnë protestat derisa bashkia të terhiqet nga vendimi dhe të ndërtojë një treg të ri në zonën urbane.

R.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Fier/ U kap me 1.2 kg kanabis në makinë, kapet 28-vjeçari, vihen në pranga dhe dy blerësit që po prisnin në aksin Levan-Qarr

Fier/ U kap me 1.2 kg kanabis në makinë, kapet 28-vjeçari, vihen në pranga dhe dy blerësit që po prisnin në aksin Levan-Qarr