Tregtarët dolën sërish në protestë këtë të shtunë duke kundërshtuar spostimin e tregut nga qendra e qytetit drejt fshatit Marinëz rreth 5 km larg Belshit. Sakaq, policia bashkiake mban të bllokuar me blloqe betoni rrugën ku shisnin tregtarët deri para një jave. Kjo solli përplasje mes tyre dhe policisë bashkiake.
Edhe pse e shtuna është ditë pazari, tregtarët nuk mundën të ushtronin aktivitetin e tyre, ndërsa refuzojnë të ccojnë mallin në tregun e ri, të ndërtuar nga bashkia, pasi është larg zonës së banuar dhe nuk aksesohet nga blerësit.
Në mbështetje të tregtarëve dhe kundër bashkisë doli dhe këshilltarja e PD-së së Bashës, Nertila Uruçi. Ajo tha se në vendimi i këshillit bashkiak parashikon spostimin e tregut për gjënë e gjallë dhe frutat perimet, jo për produktet industriale.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Të vendosur tregtarët thonë se do t’i vijojnë protestat derisa bashkia të terhiqet nga vendimi dhe të ndërtojë një treg të ri në zonën urbane.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)