Bashkia Përmet, UNDP projekt
kundër dhunës ndaj grave

Bashkia Përmet, UNDP projekt<br />kundër dhunës ndaj grave
TIRANE - Njihet si vendi me njerëz të qetë dhe të butë por banorët vendas kundërshtojnë reptësisht. Arsyeja pse shkruajmë sot këtë artikull është projekti më i fundit i Bashkisë së qytetit Përmet në bashkëpunim me UNDP-zyra e Shqipërisë i financuar nga qeverija e Suedisë. “Ndal dhunës në familje”!-ka disa muaj që po zbatohet në qytet dhe rrethinat e tij. Arjana Papapano, kordinatorja lokale e projektit shprehet optimiste në këtë sipërmarrje.

“Bashkia Përmet është partner serioz i këtij projekti, - flet zonja Papapano. Ka gati 10 muaj që në ambientet e institucionit tonë është çelur Zyra për Barazinë Gjinore & kundër dhunës në familje. Si juriste në profesion, eksperiencat e mia më kanë bërë ta njoh Përmetin dhe komunitetin në dy aspekte. Të qëndruarit afër me familjet në nevojë dhe komunikimi i herë pas hershëm më ndihmojnë që qysh në embrion ti studioj konfliktet.

Bashkë me asistencën dhe ekspertizën e zyrës shqiptare të UNDP-së kemi konsoliduar tashmë strukturën e duhur dhe anën teknike të vijushmërisë së projektit”, - thotë ajo. Falë intimitetit që egziston mes individëve dhe familjeve, puna e lodhshme në para ose ndalimin e dhunës jep fryte të shpejta. Sipas saj, statistikat modeste por domethënëse tregojnë se qysh me nisjen e projektit 7 raste dhune janë konstatuar në familjet përmetare prej të cilave 4 kanë përfunduar në gjykatë dhe kanë marrë urdhër mbrojtjeje ndërsa 2 raste të tjera janë rëzuar dhe 1 është pushuar.

Madje edhe jashtë rrethit të Përmetit nuk është përtuar për të dhënë ndihmëm prej zyrës përkatëse. 20 kryefamiljare janë trajtuar me paketat e nevojshme ushqimore ndërkohë që vetëm për qytetin e Përmetit 500 fletëpalosje informuese iu janë dhënë komunitetit dhe shumë shpejt numuri falas i telefonit do të instalohet këtë vjeshtë nga ku mund të shkëmbehet anonimisht dhe i sigurt informacioni i njerzve në nevojë. Mu.Ka.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit