TIRANE - Familjet e pa streha pas shumë kërkesash në Bashkinë e Tiranës sërish iu është shtyrë takimi me kryetarin Basha për problemin e tyre.

Edhe mesditën e se mërkures ata kanë trokitur në dyert e Bashkisë, por kanë dalë pa një përgjigjie.

“Kemi dy muaj që kemi bërë një kërkesë dhe asnjë përgjigje nuk kemi marrë.”

Për më shumë së dy orë ata kanë qëndruar për të mundësuar një takim me kreun e këtij institucioni, por edhe këtë herë i është thënë se një gjë e tillë do të mundësohet të premten.

“Kërkuam për të marrë përgjigje për shkresën që i kemi bërë kryetarit të Bashkisë për strehimin tonë , sot morëm përgjigje me këmbëngulljen tonë mbas dy muajsh. Ditën e premte lamë takim me kryetarin e Bashkisë. Shtëpia sociale nuk ka, prandaj kemi ardhur këtu që të marrim vesh ku janë këto shtëpia sociale.”

Ata kërcënojnë se në rast mosveprimi do hyjnë në grevë urie.

“Ne duam që shteti të na japë shtëpi dhe pronari të marri tokën dhe ne të sistemohemi, jo të na hedhi në rrugë se kemi 60 vjet që jetojmë në atë shtëpi. Kërcënojmë me grevë urie, ne të humbur jemi, në rrugë jemi.”

Ata të shqetësuar pohojnë se nuk janë kundër kthimit të pronave tek pronarët, por edhe ata të gjejnë një zgjidhje optimale.

Cdo ditë zyrat e përmbarimit po vënë në zbatim aktin normativ të miratuar tashmë nga qeveria, akt i cili i detyron familjet të cilët kanë jetuar në banesat e ish- pronareëve duhet t’iu rikthehen pronareve.

(ad.ti/g.h/shqiptarja.com)