TIRANË - Nga nesër lodrat që jemi mësuar t’i shohim në qendër të Tiranës nuk do t’i shohim më, pasi sot ka nisur prishja e tyre.
 
Prishja e lodrave që ndodhen në fillim të Rrugës së Kavajës, pranë sheshit ‘Skënderbej’ vjen në kuadër të rehabilitimit të zonave të ndryshme të Tiranës. Kjo është pohuar nga punonjësit e bashkisë të cilët kanë ndërhyrë për të larguar lodrat nga vendi ekzistues.
 
Ndërkohë që pronari i lodrave pretendon se nuk është lajmëruar më parë dhe se nuk i kanë sjellë asnjë shkresë apo arsyetim për prishjen e tyre.
 
“Ne një kohë që ne kemi paguar taksat e Bashkisë, por edhe tatimet të gjitha detyrimet që kemi karshi shtetit dhe jemi në rregull. Pa asnjë lloj dokumenti, pa asnjë lloj ankese, pa asnjë lloj shkrese zyrtare. Thjesht me atë të momentin, më vë në dijeni se  unë jam i paligjshëm këtu. Të më sqarojnë, të më vendosin përpara ligjit dhe unë ë largohem nëse jam i kundraligjshëm. Nuk e lë me kaq, kërkoj ndërhyrjen e shtetit i bëj thirrje të vendoset e drejta, nuk ka logjikë. Vjen Bashkia dhe thotë je në hapësirë publike. Pronarët i kam këtu, jam në pronë. Ku është prona private që mbrohet me ligj. Ai po ma shkatërron. I kam të gjitha dokumentet do i paraqes.”-shprehet pronari i lodrave.
 
Ndërkohë që jashtë kamerave punonjës të bashkisë shprehen se kjo është një pronë publike.

lodrat me logo
hiqen lodrat me logo

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)