Bashkia e Tiranës ka reaguar sërish sot në lidhje me ngjarjen e ndodhur në kopshtin zoologjik të Tiranës ku kali u godit nga demi pasi qëndronin në të njëjtin vend.
Në një reagim të shpërndarë për mediat bashkia ia hedh fajin kryeministrit Edi Rama duke thënë se ka qenë pikërisht ky i fundit që ka vënë të bashkëjetojnë në të njëjtin vend kalin dhe demin pasi nuk ka investuar asgjë për kopshtin zoologjik gjatë kohës që ishte kryetar bashkie.
Reagimi i Bashkisë së Tiranës për kopshtin zoologjik
Kryetari i kopshtit të krimit, ky kryeministër mashtrues që para 6 vitesh i vuri të bashkëjetojnë demin me kalin, si sot krimin me pushtetin guxon të flasë sot dhe për kopshtin zoologjik.
11 vjet nuk investoi asnjë lek, vetëm e betonizoi siç betonizoi çdo hapësirë në kryeqytet.
Kryeministri më i paaftë i historisë së Shqipërisë dhe mashtruesi më i madh do të mbahet mend vetëm për kriminalizimin e administratës, policisë dhe parlamentit dhe bllokimit të punëve të kryeqytetit.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com