Pas deklaratës së sekretarit ekonomik të PS-së, Bashkia e Tiranës reagoi duke akuzuar kryeministrin se për një vit e gjysmë ka bllokuar buxhetin bashkiak të kryeqytetit. Nëpërmjet një reagimi për mediat, Bashia thekson se: “I tërbuar nga dështimi spektakolar në qeverisje, Edi Rama ka intensifikuar fushatën e shpifjeve dhe përbaltjes kundër Bashkisë së Tiranës. Qytetarët e Tiranës nuk harrojnë se është ai që bllokoi për gjysmë viti buxhetin, shpronësimet për varrezat, investimet e reja për çerdhet, kopshtet dhe shkollat.”
/Shqiptarja.com











