TIRANE - Në Shkozë duhet të strehohen 385 familje në nevojë, por projekti ka ngelur në vend-numëro për shkak se Bashkia e Tiranës ende nuk ka plotësuar listat e përfituesve.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në datën 6 mars 2015 bashkia çoi për miratimin listën e 178 familjeve, por këshlltarët nuk ranë dakort për ta votuar, pasi sipas tyre lista duhet të ishte e plotë.

Bashkia u justifikua me faktin se aplikuesit nuk kanë dorëzuar dokumentat e kërkuara, por këshilltarët e majtë paraqitën shembuj se disa familje pavarësisht se kishin dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, emri nuk u ishte futur në listën për miratim.

Banesat Sociale në Shkozë prej disa muajsh janë gati, madje ato tashmë po fillojnë të amortizohen, duke qënë se nuk kujdeset askush për to. Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, në një ceremoni përuroi marrjen në dorëzim të banesave sociale 1 vit më parë, por gjatë gjithë kësaj periudhe nuk është arritur të përzgjidhen 385 familje në nevojë, që të strehohen në këto banesa.

Bashkia e Tiranës merr në dorëzim 385 apartamente, të cilat janë pjesë e fondit të banesave sociale me qira. Besoj, jeni në dijeni që për banesat sociale me qira është folur shumë kohët e fundit por është bërë shumë pak, për të mos thënë aspak nga administrata paraardhëse në Bashkinë e Tiranës, për të përfunduar procesin e kontraktuar nga Bashkia e Tiranës“, - u shpreh nënkryetarja e bashkisë Nevlia Xhindi në atë kohë.

Pavarsisht akuzave ende administrata e Bashkisë së Tiranës nuk është në gjendje për të dhënë banesat sociale, ku numri i aplikuesve është më mijëra.

Redaksia online
(f.m.shqiptarja.com)