Bashkia e Tiranës i është bashkuar nismës “Dhuro gjak, shpëto një jetë”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe punonjës të bashkisë dhuruan gjak, si pjesë e nismës së Kryqit të Kuq.

Këtë dhjetor, Bashkia e Tiranës ka hapur dyert për dhurimin e gjakut për t’i dhënë një mundësi atyre që kanë nevojë për të vazhduar jetën.

Në këtë kuadër, kryebashkiaku Veliaj tha se muaji dhjetor duhettë jetë muaji i dhurimit për të gjithë njerëzit në nevojë.

 “Më vjen shumë mirë që Bashkia e Tiranës ka hapur sot dyert për dhurimin e gjakut. Do të jenë shumë vetë të stafit tonë që janë në gjendje të mirë shëndetësore, për të dhuruar gjak. Për Bashkinë e Tiranës, Dhjetori është muaji i dhurimit, por jo vetëm i dhurimit të të mirave materiale me të cilat të gjithë gëzohen për dhuratat e fundvitit, por e dhurimit të asaj që është gjëja më e shtrenjtë, dhurimit të jetës”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës vlerësoi nismën “Dhuro gjak, shpëto një jetë” si mundësi për të gjithë ata që kanë nevojë në momentet e vështira të ndërmarë nga Kryqi i Kuq Shqiptar.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)