Bashkia Tiranë i bashkohet Partneritetit Global në Promovimin e Qeverisë së Hapur

Bashkia Tiranë i bashkohet Partneritetit Global në Promovimin e Qeverisë së Hapur

Erion Veliaj

Bashkia e Tiranës është zgjedhur për t’iu bashkuar Partneritetit të Qeverisë së Hapur (OGP), një organizatë që bashkon qeveritë dhe drejtuesit e shoqërisë civile për të krijuar një qeveri më transparente, gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse.

Si një anëtare e re e OGP-së, Bashkia Tiranë do të punojë me organizatat vendore të shoqërisë civile dhe anëtarët e tjerë të OGP-së për të shpënë përpara axhendën e qeverisë së hapur dhe për të transformuar mënyrën se si qeveria u shërben qytetarëve të saj.

Kryebashkiaku Veliaj mirëpriti bashkimin e Bashkisë Tiranë në këtë Partneritet dhe shpreson të mësojë nga anëtarët e OGP-së në një nivel kombëtar dhe lokal për të avancuar lëvizjen e qeverisë së hapur.

“Aspirata jonë është të rrisim nivelin e transparencës dhe të përfshirjes së qytetarëve dhe jemi thellësisht të përkushtuar dhe të hapur për ide të reja dhe praktika të mira, të cilat jam i sigurtë që do i gjejmë përmes bashkëpunimit me Partneritetin për Qeverisjen e Hapur”, tha Veliaj.

Marilo Meta nga Shoqata e Zhvillimit të Lidershipit në Ballkan vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të shoqërisë civile dhe qeverisë për krijimin e reformave që u përgjigjen nevojave të qytetarëve në Bashkinë e Tiranës dhe që OGP ofron platformën e duhur për ta arritur këtë.

Organizatat e shoqërisë civile dhe reformatorët në qeverisje kanë mbështetur qasjet e hapura të qeverisë në Bashkinë e Tiranës. Bashkia Tiranë vazhdimisht ka bashkëpunuar me organizata të shoqërisë civile për çështje si pjesëmarrja rinore dhe punësimi, ofrimi i shërbimeve sociale, mbrojtja e mjedisit, etj.

Si një anëtare e re e OGP-së, Bashkia Tiranë shpreson të rrisë këto përpjekje në partneritet me grupet e interesit dhe të përfshijë mësimet e marra nga anëtarët e tjerë të OGP.

Anëtarët e OGP Local kanë qenë udhëheqës të inovacionit, duke ndërmarrë hapa të guximshëm për të adresuar sfidat e vazhdueshme.

Shtatëdhjetë e tetë vende dhe një numër në rritje i qeverive vendore që përfaqësojnë më shumë se dy miliardë njerëz së bashku me mijëra organizata të shoqërisë civile janë anëtare të Partneritetit të Qeverisë së Hapur (OGP).

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 28/10/2020 14:14

    haha e fitove edhe nje cvmim tjeter o lali dhjeri

    Përgjigju
  • beni: 28/10/2020 13:37

    Shyqyr,ja hodhem tani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës