Bashkia e Tiranës rimerr zyrat e FRD-së pa asnjë incident, Sali Shehu këtë herë edhe pa Metën nuk bën rezistencë
Lirimi i zyrave nga FRD-ja
TIRANË- Bashkia e Tiranës ka rimarrë dje zyrat e Frymës së Re Demokratike, të cilat ia kishte dhënë me qira, pa asnjë incident.
Kryebashkiaku Erion Veliaj la afat javën e parë të Qershorit për lirimin vullnetar të ambienteve dhe gjatë ditës së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, zyrat e FRD u zbrazën pa asnjë rezistencë fizike nga Sali Shehu dhe Ilir Meta.
Sipas ligjit, vetëm partitë që kanë mbi 1% të votave apo të paktën 1 deputet ne Parlament, Bashkia mund t’u siguroje zyra per selite e tyre, ndërkohë që FRD nuk kishte as 1% të mbështetjes qytetare dhe as 1 deputet. Që prej vitit 2013, me anë të një VKM-je të miratuar nga vetë ish-kryeministri Sali Berisha, godina në të cilën Fryma e Re Demokratike ka pasur selinë e saj është në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Ajo përdoret nga kjo e fundit për të ofruar një sërë shërbimesh ndaj qytetarëve. Në këtë godinë, ndodhen zyrat e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK), disa sektorë të burimeve njerëzore, si dhe disa zyra të drejtorisë juridike.
Lirimi i zyrave solli një përplasje të ashpër mes Sali Shehu, presidentit Ilir Meta kundër efektivëve të policisë, të cilët ishin aty për të zbatuar urdhrin e Bashkisë Tiranë për lirimin e zyrave që janë në pronësi të saj. I zhveshur nga kostumi i presidentit, kreu i shteti mësyu me forcë në ambientet e kësaj selie duke larguar policët e duke u kërcënuar se do t'i çonte me duart e tij në burg, moment ky i sjellë me video nga Report Tv.
Presidenti Ilir Meta gjatë përplasjes në zyrat e FRD-së
Bashkia e Tiranës i kërkoi kryetarit të FRD, Sali Shehu, të lirojë katin e tretë të ish selisë së PD, e cila është në pronësi të bashkisë, pas përfundimit të kontratës 4 vjet më parë. Megjithatë, edhe pse Sali Shehu pretendonte se duhet të ketë një zyrë falas, me ikjen e Bamir Topit, FRD nuk plotëson asnjë nga kushtet e mësipërme, pasi tashmë nuk ka as deputet dhe as Presidentin. Për pasojë, Bashkia nuk ka më asnjë detyrim t’ ofrojë zyra.
Lirimi i zyrave nga FRD-ja
B.K./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4593
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet (EMRI)
15 Janar, 18:35
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
Vrasja e 81-vjeçarit pranë shtëpisë në Zall-Bastar/ Flet djali i tij për Report Tv: Nuk kishte konflikte me njeri! Menduam se ishte aksidentale, mbante gjithnjë lekë me vete
15 Janar, 15:31
-
Udhëtojnë me abone falas, Veliaj: Do të bëjmë Kartën e Pensionistit, si atë të Studentit
15 Janar, 15:27
-
Kamëz/ Vodhi disa kompjutera në një shkollë në Babrru, arrestohet 19-vjeçari! Hetim në gjendje të lirë për 2 bashkëpunëtorët e mitur
15 Janar, 14:02
-
Tiranë/ U kapën me kokainë në automjet gati për shitje, arrestohen dy persona! 35-vjeçari kishte thyer masën e arrestit shtëpiak (EMRAT)
15 Janar, 12:51
-
Zbardhet vrasja e 81-vjeçarit në Tiranë, autori e masakroi me çekiç dhe i vodhi 200 mijë lekë të reja! Vihet në pranga (VIDEO)
15 Janar, 10:41
-
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai në SPAK për rreth 1 orë: Dhashë disa shpjegime shtesë nga kallëzimi i 2023-shit
15 Janar, 10:07
-
Tiranë/ Shisnin kokainë e kanabis pranë një shkolle, arrestohen dy persona, 1 në hetim
15 Janar, 09:42
-
'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll
15 Janar, 09:36