TIRANË- Bizneset ia kanë dalë që të arrijnë një marrëveshje me bashkinëe Tiranës duke zeruar taksën e tavolinës dhe ristrukturuar hartën e ndarjes së zonave.
Arritja e kësaj marrëveshjeje u cilësua nga kreu i Bashkisë së Tiranës si mënyra më korrekte e negociatave të biznesit me Bashkinë e Tiranës, duke dënuar aktet e dhunës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, tha për mediat, pas takimit të tretë me negociatorët e biznesit dhe tregtarëve se mirëkuptimi me bizneset qëndron në faktin se bashkia nuk mund të mbahet pa taksa, duke sjellë në vëmendje edhe njëherë rastin e mbifaturimeve të ujit nga UKT, për të cilat qytetarët nuk do të paguajnë asnjë qindarkë.
Veliaj konfirmoi se taksa e tavolinës prej 25 mijë lekësh është bërë zero, dhe për muajin janar-shkurt, taska do të paguhet mbi bazën e tarifës së vjetër, ndërsa taksa për hapësirën publike, do të ndahet sipas zonave duke bërë një ridizenjim të zonës A, pasi sipas Veliajt jo e gjithë zona e qendrës është zonë komerciale.
“Duke qenë se jo e gjithë zona e qendrës është ekskluzivisht komerciale, (siç është blloku, zona mbas stadiumit Qemal Stafa, zona mbas Kryeministrisë), sigurisht që bën sens që zona A përfshin eksluzivisht këto që janë zonat më të shtrenjta të qytetit. Aty ku për çdo tavolinë e për çdo mall që shërbehet kostoja është më e lartë”, sqaroi Veliaj.
Sipas ndarjes së re zonale, në zonën A biznesi do të paguajë 1500 lekë të rinj për m2, në zonën B 750 lekë për metër katror dhe në zonën c 400 lekë për metër katror. Po ashtu Veliaj sqaroi se matja do të jetë për metër katrorë dhe jo sipas numrit të tavolinave.
Deklarata e plotë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

(Harta e vjetër e ndarjes së Tiranës në 3 zona)

(Harta e re, me ridizenjimin e zonave)
Arritjen e kësaj marrëveshje Veliaj e konsideroi si një leksion për qytetarët, të cilët sipas tij duhe të kuptojnë që çdo taksë që paguhet shkon në të mirë të qytetit.
Bashkia zeron taksën e tavolinës, "hapësira publike" sipas zonave
Takimi i tregtarëve me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, mbi rishikimin e rritjes së taksave vendore, ka përfunduar me një marrëveshje. Pas takimit, përfaqësuesi ligjor i bizneseve Adriatik Lapaj tha se u arrit marrëveshje mbi dy taksat për të cilat debati ka qenë më i nxehtë.
Sipas tij, taksa e tavolinës e cila sipas vendimit më të fundit të këshillit bashkiak është 25 mijë lekë si për biznesin e madh ashtu dhe të vogël është zeruar dhe për muajin janar-shkurt do të paguhet mbi bazën e tarifave të vjetra. Ndërsa për taksën e hapësirës publike, ai tha se është rënë dakort që të bëhet një hartëzim i Tiranës, duke e ndarë atë në zona.
“Ata te zona B kalojnë në zonën C dhe ata në zonë A kalojnë në zonën B. Zona A mbetet pjesa e bllokut dhe bulevardi i Tiranës dhe kompleksi qeveritar në qendër. Kjo ndarje mendojmë se e strukturon taksën e hapësirës që është e rëndë por nuk është falimentuese. U takon tregtarëve të vendosin nëse do e pranojnë. Po përgatiten aktet për t’u dorëzuar në Këshillin Bashkiak,“ tha një nga negociatorët e biznesit.
Por kjo marrëveshje ëhstë kundërshtuar menjëherë nga tregtarët të cilët prisnin jashtë bashkisë.
Të gjithë njëzëri ata u shprehën se pavarësisht këtij shtresëzimi, taksa e hapësirës publike mbetet ende e lartë. “Është shumë e shtrenjtë. Ne nuk do e pranojmë,” thanë qytetarët të cilët u revoltuan jo pak nga marrëveshja e arritur me bashkinë e Tiranës.
Shoqata e Biznesit padit në Gjykatën Administrative Bashkinë e Tiranës
Shoqata e Biznesit ka paditur në Gjykatën Administrative Bashkinë e Tiranës pas dështimit të negociatave për taksat. Pëmes një kërkesë-padie kreu i Shoqatës së Tregtarëve Nikollaq Neranxi kërkon shfuqizimin e taksave të miratuara nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
“Rrruga e vetme që do të ndiqet do të jetë padia në Gjykatë. Bashkia nuk ka marrë parasysh kërkesat tona. Ne si Shoqata për Mbrojtjen e tregtarëve nuk do të shkojmë më në negociata me Bashkinë e Tiranës. Nga sot kemi çuar në Gjykatën Administrative padin për të rrëzuar vendimin e Këshillit Bashkiak për taksat dhe tarifat vendore”, bëri të ditur kreu i shoqatës Nikollaq Neranxi.

Madje ai shprehet se pavarësisht negociatave shoqata është e vendosur të mos tërhiqet nga padia për shkak se Gjykata duhet të rrëzojë vendimin e Bashkisë për të rritur taksat.
"Sot me këto taksa falimenton edhe një biznes i vogël, i mesëm apo i madh i cili nuk përdor asnjë metër hapësirë publike sepse taksat e tjera të rritura në mënyrë skandaloze janë të papërballueshme. Situata është kritike taksat janë vendosur ose nga padija sepse askush nuk jep asnjë shpjegim se mbi cfarë bazash apo studimi u rritën ose ekziston një strategji për të falimentuar biznesin ekzistues dhe për të krijuar klasën e re të biznesmenëve të cilët presin prapa dyerve tona me cantat plot me para të pista gati për të na marrë punën"-thuhet në padinë e Shoqatës së biznesit.

Por nga ana tjetër burime për Shqiptarja.com nga përfaqësuesit e tjerë të bizneseve thonë se nuk do t'i bashkohen nismës së Neranxit por do të presin negociata të tjera më Bashkinë.
Ndërkohë disa ditë më parë një përfaqësi e biznesve kanë takuar kryebashkiakun Erion Veliaj, duke mos rënë dakort për kushtet e tyre. Sipas tregtarëve, kryebashkiaku nuk ka pranuar 6 nga 7 kërkesat, ndërkohë që është rënë dakort se taksa e tavolinës prej 2500 lekë në muaj do të hiqet për biznesin e vogël dhe të mesëm. Për taksën më të diskutueshme, atë të zënies së hapësirës publike ende nuk është gjetur një zgjidhje.
Përfaqësuesit e biznesit kanë propozuar taksimin me kategorizim, ku tarifat varjojnë nga 150 deri në 1500 lekë për m2, por ende nuk ka një përgjigje nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku ka premtuar se do të gjendet nje zgjidhje që taksat për biznesin e vogël të cilat do të hiqen ose do të ulen, të mos paguhen nga tregtarët.
Redaksia online
(u.s/s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com