Bashkiakët, Florenc Hoxha dhunon 
katër banorë tek ish-Kinostudio

Bashkiakët, Florenc Hoxha dhunon <br />katër banorë tek ish-Kinostudio
TIRANE- Kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha akuzohet për dhunimin e dy qytetarëve gjatë ditës së djeshme në zonën e Kinostudios. Siç kanë denoncuar Kujtim dhe Laura Hysi, sherri ka ndodhur për një mur rrethues, në një zonë ku bashkia ka nisur ndërtimin e një lulishteje duke hyrë edhe në prona private.

Hoxha ka qenë së bashku me punonjës të tjerë të institucionit që ai drejton, në momentin kur kanë dhunuar personat e familjes Hysi. Siç mësohet, një burrë dhe tri gra janë dhunuar nga Hoxha dhe punonjësit e Policisë bashkiake në zonën e Kinostudios. Konflikti me banorët ka nisur për muret rrethuese të një lulishteje në zonë, por ata janë përballur me dhunën e punonjësve të Inspektoratit Ndërtimor.  Mësohet se personat e dhunuar nga bashkiakët janë Kujtim Hysi, Laura Hysi, Razie Hysi dhe Badije Rrokaj.

Dy prej të dhunuarve, Kujtim Hysi dhe Razie Hysi janë dërguar në spital, ku po mjekohen për plagët e marra. Florenc Hoxha nuk e ka për herë të parë konfliktin me qytetarë. Rreth një vit më parë, u shfaq një video që tregonte përplasjen fizike të Hoxhës me një punonjëse të Bashkisë së Tiranës, për të cilën ishte lëshuar urdhëri i shkarkimit nga detyra. Po vitin e kaluar, Hoxha u denoncua në media për dhunën e ushtruar ndaj komunitetit rom. Gjithashtu, publik ka qenë dhe rasti i dhunimit të dy zonjave, të cilat u dhunuan fizikisht nga Hoxha në zyrat e bashkisë, në vitin 2011, pak kohë pasi kishte marrë drejtimin e  Policisë Bashkiake.

Shkrimi u përditësua në 28 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion