Bashkim Shehu: Arsyet pse
shkruaj romane për diktaturën

Bashkim Shehu: Arsyet pse <br />shkruaj romane për diktaturën
TIRANE - Promovimi i librit “Loja, shembja e qiellit” i shkrimtarit Bashkim Shehu është zhvilluar sot në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar nga shtëpia botuese “Toena”. Autori është takuar me studiues, lexues të shumtë dhe shkrimtarë që i kanë dhënë vlerësime të mira për librin. Presidentja e “Toena”-s, Irena Toçi, u shpreh se romani është ndërtuar mbi një strukturë të veçantë, ku thelbi historik dhe ngjarjet e trilluara janë përshkruar me një përgjegjësi të madhe historike. Drama psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetar dhe me autoritetin e Zotit është thelbi i romanit të një nga rrëfyesit më të mirë te periudhës së diktaturës, Bashkim Shehut.”, tha dje presidentja e “Toena”-s, Irena Toci, duke shtuar se romani me titull ”Loja, shembja e qiellit” kalon mes të vërtetës dhe fiksionit.

“Në këtë libër komunizmi dhe demokracia përplasen…, shkrimtari shkrin bukur përjetimet e tij gjatë vuajtjes së dënimit në burg me kujtimet, rrëfimet e tjerëve.”. Ndërsa Toçi shprehu mendimin që “ky duhet të jetë libri i fundit i këtij autori” dhe tha se “shpresojmë që të shkruaj ngjarje të gëzuara”, Bashkim Shehu u shpreh, se “ky roman nuk ka për të qenë i fundit”. Edhe pse ka dhimbje kur shkruan në raste të tilla, Shehu rrëfeu se fiton qetësinë si shkrimtar, sepse sipas tij “Diktatura është një minierë për letërsinë dhe duhet shkruar për të. Popujt që nuk shkruajnë për të kaluarën, janë të detyruar ta rijetojnë atë”.

Shkrimtari dhe politikani Preç Zogaj u shpreh se romani ka trajtuar temën e kujtesës që lidhet me fatin e vetë shkrimtarit të dënuar në burgjet komuniste, pas vetëvrasjes të babait të tij Mehmet Shehu dhe përndjekjes së familjes nga diktatori Enver Hoxha. “Unë jam dakord që të shkruhen historitë e diktaturës, por shpesh ato kanë krijuar klishe në letërsi, ndërsa Bashkim Shehu u shmanget këtyre klisheve dhe na sjell një roman me një nënvizim të dukshëm për të marrë hakun e të vdekurve”, tha Zogaj. Sipas Zogaj, “askush tjetër veç letërsisë” nuk mund ta kryej këtë mision.

“Romani i Bashkim Shehut është risi në letrat shqipe, risi në mënyrën e rrëfimit”, tha Zogaj, duke argumentuar përmes stilit të shkrimtarit. I pyetur nëse ka nota autobiografike romani, autori Bashkim Shehu u shpreh se kjo nuk mund të shmanget, por asgjë nuk është bërë me qëllim. Personazhet dhe ngjarjet janë të trilluara, me pëjashtim të dy rasteve tragjike të përjetura dhe të dëgjura në diktaturë, ku ndër to Bashkim shehu tha se ishte ngjarje historike “futja e armëve në Kuvendin françeskan të Shkodrës nga sigurimi i shtetit.”

Redaksia Online
(Dh.h/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit