Bashkim Shehu: U  frymëzova nga
At Pllumi, burgu im ishte fat, pasuri

Bashkim Shehu: U  frymëzova nga<br />At Pllumi, burgu im ishte fat, pasuri<br /><br>
Shkrimtari Bashkim Shehu është shpallur fitues i Çmimit Letrar “Ballkanika 2015” për romanin “Loja, shembja e qiellit”.

Djali i ish kryeministrit të diktaturës, Mehmet Shehut, sjell në këtë vepër dramën psikologjike të një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetar dhe të Zotit. Romani u vlerësua nga juria ndërballkanike në ceremoninë që u mbajt mbrëmjen e 3 dhjetorit, në Shkup.

Bashkim Shehu, i pranishëm gjatë prezantimit të librit fitues nga shtëpia botuese “Toena”, i pyetur nga Report TV se pse zgjodhi Pater Shtjefnin, një klerik, si personazh të veprës, të befason kur rrëfen arsyet e ngjizjes së këtij personazhi.

Kjo ka të bëjë me gjenezën e librit, dhe një nga shtysat për këtë libër ishte leximi i kujtimeve të At Zef Pllumit. Është lënda e dy kapitujve të fundit të romanit, natyrisht e ndryshuar, por gjithë duke iu përmbajtur asaj që është historikisht e rëndësishme, që nuk mund t’ia lejoja vetes që t’i ndryshoja, sepse është e historia e një vendi.

Dhe, duke lexuar këto në një moment, m’u duk sikur At Zef Pllumi dhe unë ishim diku në Spaç, ndoshta, dhe ai po më tregonte këto gjëra mua,
” -tha Bashkim Shehu.

Bashkim Shehu ka vijuar më pas me një rrëfim të dhimbshëm për konfliktet e brendshme që rrjedhin nga origjina e tij familjare dhe vështirësitë e bashkëjetesës në shoqërinë shqiptare.

“Unë sigurisht kam pasur miq, kam lidhur miqësi në burg ose edhe mbas burgut, me njerëz që kishin qenë nëpër burgje, por s’na kishte rastisur të takoheshim atje. Vetvetiu për jetën timë është një përvojë themelore”, -rrëfen Bashkim Shehu.

Pyetjes nëse në këtë ndërrim të kohëve, e quan veten më me fat sesa pjesa tjetër e atyre që jetuan larg vuajtjeve në luks në diktaturë, Shehu i përgjigjet me këto fjalë prekëse:

Kush ka jetuar në luks?! Ndoshta aty ku kam qenë unë, ose familje të asaj sfere, por pjesa tjetër shqiptare nuk besoj se ka jetuar në luks…Por, për mua sigurisht përvoja e burgut është një pasuri, në kuptimin qoftë letrar, artistik, qoftë edhe moral, edhe intelektual për të kuptuar shumë gjëra. Dhe në një farë kuptimi e quaj veten me fat edhe pse më ikën në burg 8 vjet të rinisë”, -u shpreh Bashkim Shehu.

Romani “Loja, shembja e qiellit” ka marrë disa çmime kombëtare, ndër to edhe çmimin “At Zef Pllumi” në vitin 2013.

[gallery]25043[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë