Bashkim Zeneli: PS-LSI, koalicion
fitues, e ardhmja kërkon guxim

Bashkim Zeneli: PS-LSI, koalicion<br />fitues, e ardhmja kërkon guxim
TIRANE - Anëtari i këshillit politik në PS, një ndër figurat më të spikatura drejtuese të socialistëve që në themelim, diplomati dhe personaliteti i politikës shqiptare, Bashkim Zeneli në intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” flet për situatën politike, aleancën PS-LSI dhe domosdoshmërinë e rotacionit politik në vend.

Z.Zeneli ju keni qenë me sygjerime të kahershme e të vazhdueshme pёr njё koalicion tё gjёrё opozitar pёrfshirë dhe LSI. Mё nё fund u arrit, si e konsideroni tani rёndёsinё e kёtij koalicioni?
Unё kam qёnё njё zё qё kam folur me kohё pёr nevojёn e kёtij bashkёpunimi. Atёherё disa e kanё vlerёsuar dhe disa e kanё konsideruar tё gabuar nga radhёt e drejtuesve tё PS. Tani qё u arrit marrёveshja pёr koalicionin, qё e konsiderojmё dhe mё shumё se kaq, shoh qё flamurtarёt publik qё e kanё kundёrshtuar kёtё bashkëpunim me pasion e emocione, janё sot dhe flamurtarёt publik qё e mbёshtesin kёtё.

Nё fund tё fundit bёjnё mirё. Unё e vlerёsoj kёtё koalicion si diçka shumё tё rёndёsishme, si nisjen e njё bashkёpunimi tё gjithanshёm me LSI. “S’jam pёr tё pёrdorur terma superlative, si “Marrёveshje historike” etj. U arrit nё mёnyrё tё natyrshme ajo qё pranohet se ёshtё njё koalicion i natyrshёm. Bashkё me LSI nё radhё tё parё por dhe me aleatё tё tjerё tё majtё, ёshtё njё koalicion pёr fitore pёr ndryshim.

Ndryshimi ёshtё bёrё mёse i domosdoshёm. Jo thjesht pёr hir tё rrotacionit dhe pёr largimin e kёsaj qeverisje tё dёshtuar, por vertet pёr tё ndryshuar Shqipёrinё, me njё mision, vullnet dhe pёrgjegjёsi. Kёshtu nuk mund tё ecet mё tej, pavarёsisht edhe nga gjёra tё mira qё janё arritur. Unё mendoj se opozita nuk duhet tё jetё mohuese pёr gjithshka, pёr çdo gjё.

Shqipёria ёshtё nё krizё tё gjithanshme dhe nuk po nodale nё probleme tashmё tё njohura. Qeverisjes i ka dalё ‘koka e zbarёs’, prej kohësh dhe kur ndodh kjo, timoni nuk funksionon mё. PS, ka shprehur njё koncept tё qartё e tё plotё pёr nevojёn e ndryshimit qё presin shqiptarёt. Mё shumё se asnjёherё tjetёr PS, ka zbёrthyer dhe po zbёrthen njё program ndryshimi pёr çdo fushё.

Nё kёtё do tё jetё sigurisht e pёrfshirё tashmё e gjithё opozita pёrfshirё LSI, jo thjesht dhe vetёm si njё forcё e majtё e me peshё nё raport me partitё e tjera, por edhe me pёrvojё qeverisёse nё nivel qёndror dhe lokal. Unё nuk mendoj se LSI do tё mendojë ndryshe pёr nevojёn e kёtij ndryshimi, pavarёsisht faktit qё ishte pjesё e qeverisё deri 10 ditё mё parё.

Pёr t’u kthyer nё vitin 2009, si e gjykoni aleancёn e LSI me PD pёr qeverisje?
Unё mendoj se ka qёnё e sforcuar, por ka qёnё nё njё farё mёnyre e domosdoshme, pas rezultatit qё mori PD e PS. Kёtё s’e them sot e kam thёnё dhe nё atё kohё, sepse vendi kishte nevojё pёr stabilitet, jo si sllogan por se ishim pёrpara shumё sfidave.

Ose do krijohej qeveri teknike, ose do tё kalohej nё zgjedhje tё reja e kjo do ishte njё zgjidhje jo e mirё pёrpara procesit tё Liberalizimit tё Vizave, anёtarësimit nё BE etj. Sa funksionoi e si funksinoi më tej kjo qeverisje ёshtё çёshtje qё PS ka shprehur qartё dhe me kohё.

Si mendoni se mund tё kalohet impakti negativ qё ka dhe mund tё ketё nё elektorat nga kjo aleancё?
Unё mendoj se befasia e parё ka nisur tё tejkalohet, jo thjesht pёr shprehjen e njohur qё, çunia mё e madhe zgjat 3 ditё, por sepse njerёzit dinё tё kuptojnё qё kjo aleancё i shёrben fitores elektorale. Natyrisht s’mund tё them se nё ditёt e para, s’krijoi probleme, diskutime, hamendёsime, dyshime, apo dhe zhgenjime. Por mendoj se kjo ka nisur tё kapёrcehet.

A e ka kuptuar nevojёn e kёtij koalicioni dhe kёtij bashkimi gjithkush, kudo e menjёherё. Jo, dhe ёshtё shumё e natyrshme. Ajo qё ёshtё themelore ёshtё se njerёzit pёrditё po e kuptojnё se duhet ndryshimi dhe duhet tё kontribuojnё me votё pёr kёtё ndryshim. Megjithatё unё mendoj se nё kёtё drejtim do punuar edhe mё shumё.

Njerёzve qё u trokit derё mё derё dhe u kёrkon votёn duhet natyrisht edhe ti sqarosh. Unё mendoj se ditёt e fundit nё mjaft takime tё kryetarit tё PS, kjo ka nisur tё bёhet. Natyrisht themelore mbetet shpalosja e alternativave nё kёto takime, me terma tё ndryshme e nё qarqe tё ndryshme.

Por nё kёtё kuadёr u jepet pёrgjigje dashamirёse edhe njerёzve qё tё kanё besuar e tё besojnё, qё tё kanё votuar e tё mbёshtesin. Ёshtё fakt se nё koalicionin gati 4-vjeçar Berisha-Meta, ka patur dhe agresivitet ndaj socialistёve tё thjeshtё, dhe nё institucione por sidomos nё bazё.

A mendoni se kjo punё po bёhet mirё dhe njerëzit po sqarohen?
Unё nuk mendoj se duhet njё punё krejt e veçantё nё kёtё drejtim, por e thashё edhe mё lart se ka nisur tё bёhet mirё jo si qёllim nё vetvete. Natyrisht do punuar dhe mё shume e nga tё gjithё. Unё s’mund tё jem dakort me disa prononcime publike tё disa figurave tё PS qё me një fjalё goje bёjnё tё habiturin: Pse, çtё keqe ka, kjo ёshtё mёse e natyrshme, Meta u kthye te e majta e s’ka asgjё pёr t’u habitur.

Ky karshillëk i disave, ёshtё i papёrgjegjshёm por edhe fyes. Ёshtё detyrё shumё e rёndёsishme tё tregohesh i pёrgjeshёm me strukturat e partisё me elektoratin, ёshtё detyrё e pёrhershme dhe e pёrditshme.

Megjithatё unё mendoj se njerёzit po e kuptojnё nё esencё, se koalicioni PS-LSI bashkё me aleatёt e tjerё tё majtё, do jetё fitues, kёshtu qё ato dinё dhe tё kapёrdijnё, dinё e duan tё shohin pёrpara e unё mendoj se kjo bindje po konsolidohet nga dita nё ditё. Unё s’mendoj se kjo ёshtё thjesht dhe vetёm aritmetikё shifrash, por ёshtё dhe duhet tё jetё mё shumё se çdo gjë, frymë, mision i shёndoshё dhe aktiv opozitar.

Ju e jeni dhe anëtar i Kёshillit politik tё PS. Duket se kryetari Rama i ka vlerёsuar takimet me kёtё Kёshill. Pёrpara se tё vendosё pёr ftesёn nё drejtim tё Metёs, a ёshtё konsultuar me ju?
Rama para do kohe nё njё mbledhje tё Kёshillit politik, nё mёnyrё tё qartё por dhe tё hapur ka bashkёbiseduar pёr koalicionin e ardhshёm tё fitores. Tё gjithё kemi vlerёsuar njё skemё tё qartё pёr tё gjitha partitё e mundshme pёr bashkёpunim. Kemi folur me shifra e me fakte, me argumente, me vlerёsime apo dhe me rezerva. Kjo ishte njё mbledhje shumё serioze dhe tё gjithё ishin tё njё mendimi.

Pёr koalicionin me LSI s’jemi mbledhur enkas, por s’mund tё mos them se nё princip gjёrat kanё qёnё tё qarta. Personalisht nuk kam ndjerё ndonjё habi apo befasim. Janё pranuar tashmё edhe mjaft gabime tё PS nё kёto 4 vjet. Tani e rёndёsishme ёshtё qё tё mos rrimё me kokёn mbrapa, por tё shohim pёrpara.

Nёse do merremi nё tavolina tymi, çfarё ka thёnё ky e çfarё ka thёnё ai, si ka akuzuar njёri dhe si ka akuzuar tjetri, do mbeteshim nё njё gjykim tё varfёr, dёshtak e qё do t’na linte mbrapa. Pёrsёri e them se ka absolutisht mё shumё vlerё ajo qё kemi marrё pёrsipёr tё ndёrtojmё, pёr njё Shqipёri demokratike, normale, tё qetё, tё sigurt e tё integruar nё BE, sesa gёrrmimet nё kujtesё, çfarё mё the e çfarё tё thashё.

Unё mendoj se kjo vlen edhe pёr LSI. Mbas qёndrimeve tё djeshme tё LSI pёr KQZ, mendoj se LSI gradualisht duhet tё nisё nё front qёndrimin opozitar, nё koalicion, pa u kompleksuar mё shumё se duhet nga qёndrimi nё bashkёqeverisje. Sa mё shpejtё e sa mё mirё tё bёhet kjo punё, ky front opozitar, aq mё shumё do forcohet besimi se koalicioni na çon nё njё fitore tё sigurt.

Nё kёtё kuadёr, mendoni se PS pёrfiton nga LSI, apo anasjelltas nё kёtё koalicion?
S’prirem tё them 5 tё mira e 3 tё kёqia si teoritё e Konfucit. Nё njё marrëveshje ka bashkёpunim, tolerim, pranim kёrkesash, ka hapsira pёr diskutim etj. Unё s’dua ta shoh nesёr koalicionin qeverisёs PS-LSI por dhe me partitё e tjera me bonuse 20%, 10% apo 2%. E rёndёsishme ёshtё tё fitosh dhe po kaq e rёndёsishme, madje mё shumё tё dish tё qeverisёsh me kompetencё e pёrgjegjёsi, me fryme europiane, dhe aspiratё euroatlantike, me pёrkushtim e ndershёmёri.

Shqipёria ka shumё probleme dhe njerёzit janё aq tё mёnçur, tё kuptojnё se asgjё s’zgjidhet brёnda ditёs e me sustё, as ndryshimi, nuk vjen me telekomandё, por ato duan tё shohin qё qeverisen mirё, qё u dёgjohet zёri, qё gradualisht u zgjidhen problemet.

Unё jam i bindur se mё shumё se tё presim rritjen me 5% tё rrogave, presin tё shohin funksionimin e shtetit ligjor, funksionimin demokratik tё Parlamentit, tё drejtёsisё, presin tё shohin mё me efikasitet luftёn kundёr krimit tё organizuar dhe korrupsionit dhe trafiqeve. Njerёzit kanё nevojё t’u ngjallet besimi tek shteti, tek pavarёsia e organeve kushtetuese. Dhe nё njё arritje tё tillё pёrfiton Shqipёria, pёrfiton demokracia, fillon tё sfumohet ky tranzicion i stёrgjatur dhe problematik.

A merr kosto PS, duke e ditur se LSI ka pasur pёrgjegjёsinё e saj nё kёtё bashkёqeverisje 4-vjeçare?
Nuk besoj se jo, si ndaj tё gjithё qeverisjes PS ka qёnё kritike dhe ndaj dikastereve tё drejtuar nga LSI. Natyrisht nё kёtё bashkёpunim opozitar tё ri mё shumё se kosto do thoja se pranohen edhe ‘firot legale’. Prandaj thashё mё lart se duhet parё pёrpara dhe se e ardhmja kёrkon guxim.

Tre deputetё tё vetёlarguar tashmё nё PS votuan ndryshimet nё qeveri, nё krah tё maxhorancёs...?
Nuk ёshtё aspak e mirё, s’ёshtё aspak e moralshme dhe e ndershme politikisht. Megjithatё ato kanё pёrgjegjёsitё e tyre personale e kostot e tyre poltike. Populli tё njeh e tё vlerёson. Mendoj se grupi parlamentar i PS do rifiguruar me mё shumё se 50% tё tij. Ka deputetё qё s’njihen, qё s’kanё personalitet, janё me probleme e qё s’janё parё asnjёherё nё podiumin e Kuvendit. Si tё tillё nё fund tё fundit, ato s’pёrfaqёsojnё mё popullin qё i ka zgjedhur.

Pse ndodhin kёto, si mendoni?
Sё pari kёto s’kanё ndodhur e s’ndodhin vetёm nё PS. Kanё ndodhur e ndodhin dhe nё PD apo parti tё tjera. Kalimet e deputetёve nga njё parti te tjetra rikthimet e rilargimet, qёndrimet jashtё vendimeve politike janё bёrё tё shpeshta dhe vlerёsimi është: shumica e qytetarёve janё tё pakёnaqur me politikanёt.

Opinioni dominus ёshtё se pёrfaqёsuesit e popullit duken si tё huaj, Mendojnё pёr vete, shohin interesat e tyre dhe qeverisin keq. Efekti kundёr politikanёve para sё gjithash ёshtё efekt kundёr partive. Ka njё efekt tё zgjeruar kundёr klasёs politike nё pёrgjithёsi.

Ёshtё e njohur thёnia e ish kryeministrit Bavarez dhe Kryetarit tё CSU-sё Hans Zajder, kur pёr arsye shёndetёsore dha dorёheqjen nё vitin 1961. Duke i dorёzuar partinё pasardhёsit tё tij Franc Jozef Shtraus ai i tha: Nё politikё do ndeshesh me tre kategori ‘armiqsh’. ‘Me armiq’, “me armiq pёr vdekje’, “dhe me miq partie”. Kёto tё fundit janё ‘armiqtë mё tё tmerrshёm’.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë