Pyjet e Shqipërisë që mbulojnë 36% të territorit të vendit po përballen me një presion në rritje, nga zjarret te shpyllëzimi dhe ndryshimet klimatike dhe për të adresuar situatën, Bashkimi Europian ka një plan konkret

Në një postim në rrjete sociale, Delegacioni i BE-së në Shqipëri njofton se së bashku me Italinë dhe PNUD, po mbështet Shqipërinë me një investim prej 16 milionë eurosh përmes programit BE për Pyjet për të restauruar ekosistemet, parandaluar zjarret, forcuar menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe mbështetur komunitetet lokale.

Ky program do të ndihmojë gjithashtu Shqipërinë të përafrohet me standardet mjedisore dhe klimatike të BE-së, një hap i rëndësishëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

“Pyjet e Shqipërisë duhet të mbrohen për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe BE për Pyjet është një dorë ndihme në këtë drejtim. Sektori pyjor në Shqipëri ka nevojë për një shtysë vendimtare për t’u përafruar me standardet mjedisore dhe klimatike të BE-së dhe për të rikthyer dëmet e shkaktuara nga shpyllëzimi, zjarret dhe ndryshimet klimatike. Bashkimi Evropian është këtu për ta ndihmuar Shqipërinë të arrijë këto standarde dhe të ruajë mushkëritë e gjelbra të vendit,” tha Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

Sipas Delegacionit të BE-së të mbrosh pyjet e Shqipërisë do të thotë të punosh për një të ardhme më të qëndrueshme.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Prill, 09:22

    A besoni se do të zgjidhen çështjet e mbartura Shqipëri-Greqi?