Bashkimi Evropian: Borxhi
i jashtëm i Shqipërisë, +15%

Bashkimi Evropian: Borxhi<br />i jashtëm i Shqipërisë, +15%
Borxhi i jashtëm publik i vendit tonë është rritur 15 për qind brenda një viti, sipas vlerësimit të sektorit të vendeve kandidate dhe atyre që kanë shprehur interes në kandidim drejt Bashkimit Evropian, pranë Komisionit Evropian në Bruksel. Raporti lidhur me ekonominë e këtyre vendeve është publikuar ditën e djeshme dhe ka të bëjë me rezultatet e gjashtëmujorit të parë, ndërkohë që INSTAT-i ende nuk ka referuar as shifrat deri në mars 2012. Një gjë e tillë pohohet edhe nga raporti, ku thuhet shprehimisht se në Shqipëri ”të dhënat mbi llogaritë kombëtare vazhdojnë të publikohen me vonesë. Të dhënat e fundit lidhur me Prodhimin e Brendshëm Bruto i referohen tremujorit të fundit të vitit 2011”.

Ekonomia reale
Sipas ekspertëve të Brukselit, sektori i shërbimeve ka udhëhequr rritjen ekonomike, kryesisht në sajë të tregtisë, hoteleve e restoranteve, si dhe postë-telekomunikacionit. Por, industria ka shënuar një përkeqësim tjetër të rëndësishëm, duke kaluar nga rritja 9% në tremujorin e tretë të vitit 2011, në rënie në masën 8% gjatë tre muajve të fundit të këtij viti.
Sa i përket sektorit të jashtëm, konstatohet se në tremujorin e parë të vitit deficiti i llogarisë korrente u rrit me më se 17 për qind në shkallë vjetore, kryesisht si pasojë e thellimit të deficitit tregtar. Në fund të marsit 2012, ky deficit kaloi në 12.6 për qind të PBB-së, nga 11 për qind që ishte një vit më parë. Shitja e mallrave jashtë vendit ka pësuar një ulje 12 për qind në çerekun e parë të këtij viti, si pasojë e eksporteve më të ulta të energjisë elektrike, veshjeve e këpucëve me fason dhe mineraleve e lëndëve të tjera të para. Rritja e importeve u pakësua në 2% në shkallë vjetore, shumë poshtë krahasuar me periudhën paraardhëse. Rritja në importin e makinerive e pajisjeve ra në 1.5 për qind, që le të kuptohet për një aktivitet më të ulët të investimeve. Importi u ul 13% në prill dhe 4.2 për qind në maj, kryesisht si pasojë e importeve më të pakta të makinerive e pajisjeve dhe produkteve të gatshme.
Ndërkohë, të ardhurat nga turizmi kanë qenë ndjeshëm më të larta, me rritje 6% në shkallë vjetore, ndërkohë që shqiptarët kanë shpenzuar më pak valutë jashtë vendit.
Borxhi i jashtëm bruto në masën 4.6 miliardë euro shënoi një rritje të konsiderueshme prej më se 15 për qindësh krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Zhvillimet fiskale
Të ardhurat nga taksat shënuan një rritje 1.8% në periudhën nga janari në maj, por ishin 5.5 për qind poshtë objektivit të ministrisë së Financave, theksohet në raport. Kërkesa e ulët është pasqyruar në TVSH-në, që u rrit 2.2 për qind, por duke mbetur 6.5 për qind nën objektivin. Ndërkohë, tatimi mbi fitimin është ulur 23 për qind, kurse shpenzimet buxhetore kanë qenë 3.2% më të larta se sa parashikohej, ku rritja për pagesën e interesit ishin 8% dhe ato operative e të mirëmbajtjes 5%. Investimet ishin 14 për qind më të ulta se objektivi. Si pasojë e këtyre bilanceve, deficiti buxhetor ishte dy herë e gjysmë më i lartë se sa parashikimi, vihet në dukje në raportin e Komisionit Evropian.

Parametrat kryesorë ekonomikë të Shqipërisë sipas vlerësimit të Komisionit Evropian


Industria -8%

Deficiti i llogarisë korrente +17

Eksporti i mallrave -12%

Importi total -13%

Të ardhurat nga turizmi +6%

Borxhi i jashtëm bruto +15%

Depozitat bankare +10.6%

Të ardhurat nga taksat -5.5% (nga plani)

Të ardhurat nga TVSH -6.5% (nga plani)

Tatimfitimi -23%

Investimet -14% (nga plani)

Deficiti buxhetor 2.5 herë më shumë (nga plani)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Halaand humb shënjestrën, 2 gola në 7 ndeshje! Vuan nga ‘mallkimi’ i Artetës

Halaand humb shënjestrën, 2 gola në 7 ndeshje! Vuan nga ‘mallkimi’ i Artetës