Bashkimi i Çomos dhe Bozos me PS, habit Ndoka: Figura që po keqpërdoren nga Rama! Ato do i kujtojnë shqiptarëve tragjedinë me tërmetin dhe pandeminë

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka e ka cilësuar kandidimin nën siglën e PS të Nadaja Çomos dhe Luljeta Bozos si përdorim i figurave të tyre nga kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për ‘Studio Live” në Report Tv, Ndoka tha një alibi të çuditshme pse Çomo dhe Bozo nuk duhet të ishin në politikë, pasi sipas tij ata do i kujtojnë popullit pandeminë dhe tërmetin tragjik, duke u kujtuar humbjet e shkaktuara prej tyre. (Nadaja Çomo dhe Luljeta Bozos janë dy personazhe simbol të luftës ndaj pandemisë dhe rindërtimit pas tërmeti duke u kthyer shpresën shqiptarëve)

“Pa folur për zonjat që fusin një gjak të ri në PS, unë shoh një keqpërdorje të Ramës, pa u marr me dy zonjat e nderuara. Rama ka thënë se tërmeti dhe pandemia vijnë njëherë në 100 vite dhe fut në parlament dy simbole që iu kujtojnë shqiptarëve pikërisht këto dy ngjarje të trishta. Me qindra familje që kanë humbur jetën nga COVID dhe mungesa e shërbimeve dhe kjo është një kosto morale e polikë për vetë Çomon, po ashtu edhe inxhinierja e nderuar e tërmetit, na kujton jo këshillat e saj por dështimin e shtetit që nuk kishte mjete për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat”, tha Ndoka.

I pyetur nëse Çomo dhe Bozo do të ishin dy emra që mund t’i bashkoheshin PD-së, Ndoka tha se nuk besonte pasi ato nuk kanë kontribute në politikë dhe se Rama po i përdor si personazhe.

“Nuk besoj që është shumë e rëndësishme, por politika ka nevojë për politikanë dhe jo personazhe për ti përdorur, këto nuk kanë dhënë  asgjë për politikën. Ne të gjithë kemi thënë se Komiteti i Ekspertëve drejtohet nga Rama dhe Çomo e vërtetoi këtë duke veshur bluzën e partisë dhe lënë bluzën e bardhë.  Këto thjeshtë pranuan të përdoren dhe keqpërdoren nga Rama”, tha Ndoka.

Në lidhje me sulmet dhe deklaratat e ashpra të presidentit Meta se kush prek votën do i pritet dora, Ndoka i lidhi këto deklarata me faktin se atij ‘i rri ngushtë kostumi i presidentit’. Ndoka tha se Meta do të rikthehet në politikë pasi është personazh dhe nuk e mbyll  karrierën e tij me Presidencën.

“Kostumi i Presidentit Metës i rri i ngushtë dhe ai do të kthehet një ditë në politikë, nuk është një personazh që do e mbyllë thjeshtë me Presidencën. Unë shoh një kryera shteti që po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet politike në vend dhe sinjalet i kanë thënë të qartë, duke paralajmëruar Ramën se nëse fut duart në zgjedhje  nuk do e gëzoj mandatin”, tha Ndoka.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 06/03/2021 05:22

    kure se ajo opzita joti do na kujtoj gerdeci me Medium dhe 21 janarin me ministrin e bredshem lulin

    Përgjigju
  • Iris: 06/03/2021 00:51

    Zonjat Como e Bozo,nuk do t'ju kujtojne pandemine dhe termetin,perkundrazi do t'ju kujtojne shqipove ,diten qe vendosen te votonin per llojin N.Ndoka & Co,ne vend qe te votonin per njerez si zonjat e mesiperme.Disa gabime nuk perseriten dy here!

    Përgjigju
  • Anomas: 05/03/2021 20:49

    Po ti mor fshatar i trashe per cfare mbahesh mend? Per injorancen dhe idiotizmat ....ju duheni zhdukur nga faqja e dheut se boll ja u shpifet njerezve.

    Përgjigju
  • Kasap Hajdar Rexhep Bule Leka: 05/03/2021 20:16

    Nard magjar ndoka duhet vën karministër që Shqipria të bëhet prall e nardi pall i bën Shqiptarët që tja kalojn Norvegjis nga niveli ekonomik.

    Përgjigju
  • Topja: 05/03/2021 20:01

    Kokrra e injorancës, po ti që je një me Berishën çfar duhet të themi!!!??? Ik,,, na qërrove sytë dhe na çave kaptinën

    Përgjigju
  • Tobestrafkulla: 05/03/2021 19:28

    Nastradini, Nardit i ha mutin! Mos e bo vaksinen Nard, rri ky qe je. Hahaha...

    Përgjigju
    • emri: 05/03/2021 21:06

      mendoje sa do humbisnim nga e qeshura dhe jeta pa kete gomar qe e kemi ne vend te lolos ... televizionet qe i bejne interviste ketij vertet qe jane ne pike te hallit e s'kane kete te theresin tjeter ... po nejse kjo eshte nje dicka tjeter. loloja i cirkut Ndoka me nje parti joegzistente ...hahhaah

  • Maks: 05/03/2021 19:16

    Tani ver ne pesh inxhineren e talentuar me grida dumen apo diktoreshen heroin me flamur noken

    Përgjigju
  • Ardi: 05/03/2021 18:55

    Ah i shkreti ti që kokraEk.rit ngele dhe tani që po plakesh..

    Përgjigju
  • Haha: 05/03/2021 18:47

    I madhi te medhenjve Kryetar i Budallenjve Nard Noka.

    Përgjigju
    • O tej: 05/03/2021 21:29

      Kistra ....je i madh ndjese..

    • Kistra: 05/03/2021 20:02

      O tej, mos ma shaje magjarin mor burre, nuk ta kam borxhe!

    • O tej: 05/03/2021 19:26

      Nard Noka eshte sivlla me magjarin

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur