Bashkimi kombëtar, AK dorëzon në
KQZ kërkesën për Referendum

Bashkimi kombëtar, AK dorëzon në <br />KQZ kërkesën për Referendum
TIRANE- Aleanca Kuq e Zi ka zyrtarizuar ditën e sotme kërkesën e saj për referendum për Bashkimin Kombëtar. Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu së bashku me 12 firmëtarë, ka dorëzuar paraditen e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën zyrtare për dokumentacionin e nevojshëm për Referendumin për Bashkimin Kombëtar, nismë e prezantuar nga Aleanca Kuq e Zi më 28 Nëntor 2012 në Morinë.

Duke folur në lidhje me kërkesën për Referendum, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu u shpreh se ky është një test që Berisha të provojë që nuk është peng i Beogradit.

“Kërkesa është një test që Berisha të provojë që nuk është peng i Beogradit. Të mos pengojë të drejtën e shqiptarëve për vetëvendosje. Kjo është një qeveri që për 23 vite mashtroi dhe nuk zbatoi aspiratën për bashkimin kombëtar. Kjo nuk është dëshirë por është një detyrimi që duhet ta kishte qeveria shqiptare, por ne kemi qeverinë më të korruptuar në Europë. Saliu duhet të provojë që nuk është peng i shërbimeve sekrete të Beogradit dhe shteteve antishqiptare”, u shpreh Spahiu.

Spahiu ka sqaruar se kërkesa për bashkimin kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës me dy njësi, duke hequr kufijtë dhe duke krijuar federatën shqiptare.

“Shqipëria dhe shqiptarët pasi kaluan një vit jubilar të 100-vjetorit të bashkimit, kemi hyrë në jubileun e 100-vjetorit të copëtimit. Pas një shekulli ne vimë me një akt historik për të depozituar në KQZ kërkesën për nisjen e procedurave për referendumin e bashkimit kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. KQZ-së i parashtrohet kërkesa për miratimin e formularit për mbledhjen e mbi 50 mijë firmave të qytetarëve për të ushtruar të drejtën e vetëvendosje, e një parimi universal. Hedhim themelet për bashkim me dy njësi, heqim kufijtë por nuk i ndryshojnë ato. Kërkesa për federatë shqiptare me dy shtete.
Bashkmi do të ndodhë ndrydhe nga çfarë ka propaganduar qeveria, do të ndodhë para hyrjes në Bashkimin Europian. Federata shqiptare me dy njësi, krijon mundësinë që shqiptarët të hyjnë në BE si federatë shqiptare. Bashkimi do të ndodhë përpara anëtarësimit në BE. Ky është një detyrim që duhet ta kishte klasa politike shqiptare që duhet të provojë se nuk është peng i vendeve antishqiptare”, deklaroi Spahiu.

AK ka ndërmarrë inisiativën për të kërkuar organizimin e referendumit popullor për bashkimin e shtetit shqiptar me shtetin kosovar. Kjo kërkesë është bazuar në nenin 150, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku populli nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote ka të drejtën t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

Aleanca Kuq e Zi ka ftuar në këtë peticion për të nënshkruar të gjithë drejtuesit e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, drejtuesit e institucioneve, politikanë të lartë dhe çdo qytetar që gëzon të drejtën e votës. Kjo kërkesë do t’i shërbejë dhe hapjes së një debati transparent mbi qëndrimet zyrtare dhe politike të figurave të larta të dy shteteve shqiptare.
AK kërkesë për Referendum në KQZ
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit