Bashkimi kombëtar, Ngjela: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duhet ta kenë të qartë se qendra e shqiptarisë është Tirana

Bashkimi kombëtar, Ngjela: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duhet ta kenë të qartë se qendra e shqiptarisë është Tirana

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Çështja e bashkimit kombëtare dhe përplasjet e fundit me qeveritarëve të Kosovë dhe Shqipërisë është kthyer në temë debati në të dy vendet.

Avokati Spartak Ngjela me anë të statusi në facebook shkruan se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duhet ta kenë të qartë se qendra e gravitetit të shqiptarisë është Tirana dhe nuk është Beogradi.

“Të gjitha idetë e tjera, që dalin jashtë këtij gjykimi, janë kundër interesit kombëtar”, shkruan avokati.

Ngjela shkruan se kush Kush punon për bashkim kombëtar, duhet ta ketë të qartë në mendje se Tirana do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë Etnike ndërkohë shprehet i bindur që me ardhjen e presidentit të ri në Tiranë, do ta rigjallërojë juridikisht dhe politikisht doktrinën e re të  bashkimit kombëtar Shqipëri-Kosovë.

“Për interesin kombëtar.

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duhet ta kenë të qartë se:

Qendra e gravitetit të shqiptarisë është Tirana dhe nuk është Beogradi.

Të gjitha idetë e tjera, që dalin jashtë këtij gjykimi, janë kundër interesit kombëtar.

Kush punon për bashkim kombëtar, duhet ta ketë të qartë në mendje se Tirana do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë Etnike.

Kush nuk e pranon këtë, është me Beogradin.

Pse sot nuk po punohet politikisht për bashkimin kombëtar Shqipëri-Kosovë?

Sepse gjithçka pengohet nga Beogeadi me veglat e tij në Tiranë dhe në Prishtinë.

Këtë duhet ta dinë mirë: edhe Rama, edhe Osmani dhe, edhe Kurti.

Jam i bindur se, ardhja e presidentit të ri në Tiranë, do ta rigjallërojë juridikisht dhe politikisht doktrinën e re të  bashkimit kombëtar Shqipëri-Kosovë” shkruan avakat Ngjela në facebook.

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 17/06/2022 10:21

    Nuk ka nevojè pèr "vegla", as Beogradi as Athina,,pèr tè bèrè teatèr nè Shqipèri apo Kosovè. Ne i bèjmè vetes edhe mè shumè sesa do tè mund tè na bènte hasmi. Shqiptarèt, po nuk e ditèn, qè èshtè dikush nè pushtet qè tè tund, bèhen katund e shtet,,,bèhen si zogjtè e korbit. Qè nga koha e Gjergj Kastriotit, nuk ka ndryshuar asgjè. Edhe ai,,,,u desh tè thyente ca kafka, deri e morèn vesh tè gjithè se ka ardhur BABAI. Enveri fliste,,,turma brohoriste. Ku kishte shans serbi e greku nè kohèn e tij, tè hapeshin bythèsh? A kishte "grekèr" me pagesè nè atè kohè? Jo jo, harroje. Sot po "diskutojmè" se kush èshtè mè i rèndè,,,bishti apo sqepari? Nuk ka bashkim tè asgjèje, kur njèri èshtè i dobèt dhe tjetri palaço. Duhen ata qè pèrmenda mè lart, pèr TÈ BASHKUAR DIÇKA, metoda e tyre e punès. Nuk bèhet stan me lepuj.!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

KLGJ rrëzon kërkesën e ILD për shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti

KLGJ rrëzon kërkesën e ILD për shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti