Bashkimi rreth 'lexhendës' që ka vërtetuar më herët, se e frikëson drejtësinë!

Bashkimi rreth 'lexhendës' që ka vërtetuar më herët, se e frikëson drejtësinë!

Meta, Berisha dhe videoja e ish presidentit me Dritan Priftin

Një ditë përpara se Gjykata e Lartë të shprehej për Ilir Metën, kryeministri i vendit, Sali Berisha, së bashku me bashkëshorten i tij, i shkuan për vizitë në shtëpi.

U kujdesën që, nëpërmjet mediave që prisnin jashtë, një gjë e tillë të merrej vesh. Një skenar i parapërgatitur me efektin e duhur.

Në atë kohë, Meta ishte në hall të madh.

I kapur me zë dhe figurë në një aferë të madhe korruptive, shqiptarët panë dhe vërtetuan me sytë e tyre atë që dinin.

Pas darkës, Berisha u shpreh me vlerësim të lartë për ushqimin e mirë dhe për verën e shtrenjtë, që e zonja e shtëpisë kishte servirur.

Të nesërmen rezultati i trupës gjykuese ishte 5 me 0 në favor të Ilir Metës.

Pra, ajo që njerëzit kishin parë açik nuk ishte ashtu siç u ishte dukur atyre.

Presioni i hapur ndaj drejtësisë kishte bërë punë.

Vizita një ditë përpara vendimit, kishte dhënë rezultat. Në asnjë vend tjetër nuk është parë dhe dëgjuar që një kryeministër, një ditë përpara vendimit të gjykatës, t’i shkojë në shtëpi një të pandehuri, në pritje të dhënies së gjykimit.

Sali Berisha e bëri.

Jo më kot vendimi i DASH-it, për shpalljen Non-Grata, veç të tjerash, specifikon se “retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, familjarët dhe ALEATËT POLITIKË NË KURRIZ TË HETIMEVE TË PAVARURA”.

Ndaj kur sheh sot se si Ilir Meta dhe i gjithë enturazhi i tij politik dhe mediatik i del në krahë Sali Berishës, duke goditur Lulzim Bashën dhe PD-në zyrtare, është mëse e kuptuar arsyeja e vërtetë e këtyre sulmeve.

Ndaj sot tek grupimi i Berishës, mes të tjerëve, janë mbledhur edhe të gjithë ‘hallexhinjtë’ e drejtësisë, të SPAK-ut, të çështjeve të ndryshme në gjykatë.

Ata shpresojnë se duke pasur Berishën përpara, drejtësia sërish nuk do ta mbajë presionin dhe do të shprehet në favor të halleve të tyre.

Deri tani, qoftë për vetë Berishën apo oborrin e familjes së tij, qoftë edhe për bashkëpunëtorët e tij, përfshi edhe Metën, nuk është se llogaritë iu kanë dalë gabim.

Drejtësia po vonon.

Po heziton nga presioni apo nga arsye të tjera, kjo ngelet për t’u parë.

Por kjo është sfida më e madhe e drejtësisë së re.

Goditja e trekëndëshit Rama-Berisha-Meta do t’i japë frymëmarrje skenës politike shqiptare dhe do krijojë mundësinë e një loje të re, pa aktorët e vjetër të korrupsionit 30-vjeçar. Ashtu sikurse goditja e atyre që e kanë marrë peng opozitarizmin në pazar të hapur me qeverinë për kulla dhe përfitime të tjera, do ta rrëzojë kalanë e tyre prej rëre, të ngritur përgjatë dy vite me mashtrime, presione dhe premtime boshe.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja