Njësitë e qeverisjes vendore, edhe pse me ristrukturim pas reformës së re territoriale, përsëri kanë krijuar detyrime të prapambetura. Kështu sipas statistikave të Ministrisë së Financave, detyrimet e prapambetura të krijuara rishtazi për njësitë vendore deri në qershor 2017, arrijnë në vlerën 9.5 miliardë lekë, të cilat janë kryesisht investime, shpenzime për mallra dhe shërbime dhe vendime gjyqësore.
Vetëm në tremujorin e dytë të vitit 2017, janë krijuar detyrime që kapin vlerën 3.2 miliardë lekë. Sipas informacionit të njësive të vetëqeverisjes vendore një pjesë e detyrimeve të krijuara deri në qershor 2017 janë likuiduar dhe ndërkohë pritet likuidimi i plotë i tyre në periudhën në vazhdim.
Peshën më të madhe të detyrimeve të reja të krijuara rishtazi e ka bashkia Tiranë me 3.7 miliardë lekë.
Këto detyrime janë rezultat i procesit të ristrukturimit dhe shlyerjes të stokut të detyrimeve të prapambetura në tre vjet duke i dhënë përparësi shlyerjes së detyrimeve më të vjetra, dhe pagesës së detyrimeve më të fundit në periudhat pasardhëse, por gjithmonë duke siguruar shlyerjen e plotë dhe qëndrimin korrent brenda 2 viteve të ardhshme.
Po sipas këtyre statistikave, njësitë e qeverisjes vendore edhe kanë shlyer një pjesë të detyrimeve. Kështu deri në qershor të 2017, janë likuiduar 12.2 miliard lekë, detyrime të krijuara gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, vitit 2016 dhe detyrimet e akumuluara në vite deri në dhjetor 2015.
Në tremujorin e dytë të vitit 2017 janë likuiduar rreth 3.9 miliardë lekë. Vlera e mbetur e cila parashikohet të shlyhet në vitin në vazhdim, bazuar në planin e shlyerjes së dërguar nga të gjitha bashkitë në Ministrinë e Financave është 9.1 miliardë lekë.
Fill pas reformës së re territoriale, ku njësitë vendore u përqendruan në 61 bashki, një proces auditimi në formën e një inventari për llogaritë financiare dhe ato kapitale ka gjetur një kaos të vërtetë në bilancet e pushtetit vendor dhe një mungesë totale orientimi nga qeveria qendrore. Raportet e kontrollit zbuluan në vitin 2016 një rrëmujë totale në bilance dhe një kala detyrimesh, që vetëm në 12 bashkitë më të mëdha në vend arrijnë 21 miliardë lekë, ose rreth 150 milionë euro.
Nga kjo shumë, 16.3 miliardë lekë, ose rreth 78%, i përkisnin Tiranës. Nga shumta totale, rreth 25 për qind (5.9 mld lekë) ishin detyrime të prapambetura ndaj furnitorëve, ndërsa pjesa tjetër i detyrohej qeverisë qendrore, ose të tjera, si sigurime shoqërore dhe shëndetësore. Kontrolli referohej deri në 31 korrik 2015.
Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com
/Shqiptarja.com