TIRANE- Përmes ndarjes së re administrative, Qeveria do të kursejë në arkën e shtetit rreth 60 milionë dollarë falë pakësimit të numrit të punonjësve në administratat vendore, të numrit të këshilltarëve dhe uljes së kostove të tjera. Ndërkohë ditën e hënë në mesditë kryeministri Edi Rama ka ftuar në një takim të gjithë kryebashkiakët e rinj, përfshirë dhe fituesit e koalicionit të PD-së, ku do të diskutohet mbi administrimin e territorit sipas ndarjes së re administrative.

Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe afate për përfundimin e projekteve në vazhdim, të delegimit të tyre në ato raste kur është e mundur, si dhe inventarizimin e aseteve për çdo njësi. Ja dhjetë pyetjet që sqarojnë situatën e re të burimeve njerëzore dhe projekteve pas hyrjes në fuqi të ndarjes së re administrative në shkallë vendi.