Mesazh i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Ditën Ndërkombëtare të Grave
Ndërsa festojmë Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe reflektojmë mbi ndodhitë e vitit të shkuar, të mbushur plot krime të rënda ndaj grave dhe vajzave, duhet të pyesim veten si mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.
Një vajze e re u përdhunua në grup deri në vdekje. Një tjetër vajzë kreu vetëvrasje nga turpi, që në fakt duhet të mbulonte përdhunuesit. Fëmijë të mitur u qëlluan me armë sepse guxuan të kërkonin të arsimoheshin.
Këto fatkeqësi, të cilat me të drejtë provokuan zemërim në nivel global, janë pjesë e një problemi shumë më të madh që përshkon pothuajse çdo shoqëri dhe çdo sferë të jetës.
Ndaloni dhe shikoni gratë që ju rrethojnë. Mendoni për ato që ju mbushin me gëzim në familjet dhe komunitetet tuaja. Dhe kuptoni që ekziston mundësia statistikore që shumë prej tyre të kenë vuajtur nga dhuna gjatë jetës së tyre. Një pjesë e madhe e këtyre grave janë përkujdesur për një motër a një mikeshë, duke ndarë fatkeqësinë dhe shqetësimin e tyre pas sulmit të dhunshëm.
Në Ditën Ndërkombëtare të Grave ne kthejmë zemërimin tonë në vepra. Ne deklarojmë se do të përndjekim krimet kundër grave – dhe kurrë nuk do të lejojmë që gratë t’u nënshtrohen ndëshkimeve për abuzimet të cilat ato kanë vuajtur. Ne riforcojmë betimin tonë për të luftuar këtë kërcënim ndaj shëndetit global kudo që mund të ndodhë – në shtëpi apo ambiente pune, në zonat e luftës dhe në vendet e paqta, dhe në mendjet e njerëzve që lejojnë vazhdimin e dhunës.
Ne gjithashtu bëjmë një premtim të veçantë ndaj grave që ndodhen në zona konfliktuale, ku dhuna seksuale shpesh kthehet në një mjet lufte që synon poshtërimin e armikut dhe shkatërrimin e dinjtetit të tij.
Këtyre grave u themi: Kombet e Bashkuara janë me ju. Si Sekretar i Përgjithshëm, theksoj se mirëqenia e të gjitha viktimave të dhunës seksuale në zonat konfliktuale duhet të jetë në krye të aktiviteteve tona. Dhe i drejtohem këshilltarëve të mi më të lartë që reagimi ynë ndaj dhunës seksuale të jetë prioritet në të gjitha aktivitetet tona paqe-bërëse, paqeruajtëse dhe paqe-ndërtuese.
Sistemi i Kombeve të Bashkuara po promovon fushatën BASHKOHUNI për t’i dhënë Fund Dhunës Kundër Grave (UNiTE to End Violence against Women), e cila bazohet mbi premtimin e thjeshtë por të fuqishëm se të gjitha gratë dhe vajzat gëzojnë të drejtën themelore për të jetuar të lira nga dhuna.
Këtë javë në Nju Jork, pranë Komisionit të Statusit të Grave, bota po zhvillon asamblenë më të madhe të OKB-së për t’i dhënë fund dhunës kundër grave. Do të shfrytëzojmë në maksimum vëmendjen që po i kushtohet këtij takimi - -dhe do të vazhdojmë të ushtrojmë presion për progres edhe pas përfundimit të tij.
Unë përgëzoj të gjitha qeveritë, grupet dhe individët që kanë kontribuar në këtë fushatë. Dhe nxis gjithësecilin të bashkohet me përpjekjen tonë. Nëse dhuron fonde për një çështje të drejtë ose nëse bashkon zërin tënd me një protestë, ti mund të jesh pjesë e nismës sonë për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie dhe për t’u siguruar grave dhe vajzave sigurinë, qetësinë dhe lirinë që ato meritojnë.
Ban Ki-moon
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com