‘Bashkë kundër dhunës’, ekspozitë pikture në Lezhë! Të rinjtë sjellin 40 punime në galerinë e arteve  

“Bashkë kundër dhunës”, është ekspozita që bashkoi artistët e rinj në Lezhë me 40 punime në pikturë dedikuar figurës së gruas dhe dënimin e dhunës në të gjitha format e saj.

Mesazhe sensibilizuese kundër dhunës përcolli edhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu dhe drejtues të institucioneve lokale të pranishëm në çeljen e ekspozitës. 

"Ne duhet të reflektojmë dhe të gjejmë mënyrën që të rrisim një brez pa dhunë dhe pa negativitet, një brez i cili duhet të komportohet në shoqërinë e ardhshme si dinjitoz. Të gjithë institucionet jemi dakordësuar në të gjithë aktivitetet që kemi bërë, në  përfitimin tonë të përbashkët e cila është një shoqëri pa dhuën, një familje e shëndoshë dhe një shoqëri e shëndoshë që në pas sjell shpresë për një shoqëri dhe Lezhë më të mirë.-tha Pjerin Ndreu. 

“Këto piktura mbartin një mesazh shumë të rëndësishëm në vetvete. Thelbi i këtij mesazhi është dashuria që duhet të mbizotëroje tek secili prej nesh. E pra le të na shërbejë kjo dashuri në mënyrë që të jemi unik brenda botës që ndërtojmë duke i shërbyer , fëmijës shoqërisë dhe vetvetes.”- tha Hasan Muça

Përfaqësues të organizatave të ndryshme vunë theksin tek parandalimi i dhunës në shoqërinë shqiptare.

 “Një shoqëri me dhunë është një shoqëri që më pas sjell një sërë problematikash, personale, shoqërore që më pas mund të jetë shumë vonë për ti parandaluar. Pra ndaj le ta parandalojmë dhunën në familje, në shkollë dhe në të gjitha institucionet kur ne jemi përgjegjës"- tha Alma Zogu

Ekspozita “Bashkë kundër Dhunës” do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Arteve në Lezhë përgjatë gjithë muajit tetor për të gjithë artdashësit e interesuar.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë