Basketboll femra/ Flamurtari marshon drejt titullit, mposht thellë 100-61 Teutën

Basketboll femra/ Flamurtari marshon drejt titullit, mposht thellë 100-61 Teutën

Moment nga ndeshja e basketbollit në Vlorë

Fitore me tre shifra dhe e thellë e Flamurtarit në basketboll për femra përballë Teutës. Një fitore që për ekipin vlonjat është shumë e rëndësishme pas humbjes një javë më parë përballë Tiranës.

Flamurtari ka fituar me shifrat e thella 100-61 duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren. Që do te ishte nje ndeshje pa shumë histori është dukur që në 10 minutat e para të mbyllura me shifrat 30-16.

Gjatë 10 minutave të dyta ka vijuar loja e mirë e Flamurtarit duke thelluar edhe më tej shifrat dhe mbyllur pjesën e parë me rezultatin 52-34. Pas pushimit ekipi vlonjat vijoi të luajë me qetësi dhe duke shënuar 26 pikë kundrejt vetëm 12 të Teutës.

Në periodën e fundit Flamurtari shënon edhe 22 pikë të tjera për të shkuar në shifrat 100 pikë në këtë ndeshje. Një takim pa histori aty ku tek Flamurtari kanë marrë minuta në parket edhe lojtaret e stolit.

Flamurtari fiton kështu 100-61 përballë Teutes duke lënë pas humbjen e javës së parë me objektivin që në kampionat mbetet padyshim titulli kampion.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ish-deputetit Jurgis Çyrbja, i ushtrohet kontroll në banesë! Sekuestrohet makina dhe telefoni

Arrestimi i ish-deputetit Jurgis Çyrbja, i ushtrohet kontroll në banesë! Sekuestrohet makina dhe telefoni