Bast 750 mijë euro kundër… pavarësisë së Skocisë!

LONDËR - Mund të cilësohet basti më i madh në histori me sfond politik ajo që një afariste vuri për pavarësinë e Skocisë. Gruaja, emri i së cilës nuk është bërë publik, vuri 600 mijë stërlina (750 mijë euro) e bindur se Skocia nuk do ta fitojë pavarësinë gjatë referendumit që do të zhvillohet më 18 shtator. Ngjarjen e pazakontë e publikoi një nga kompanitë më të mëdha të basteve në Angli nën drejtimin e William Hill, atje ku edhe zonja në fjalë kishte vënë bastin. Identiteti i saj nuk bëhet i ditur, ndërkohë që dihet se ajo nuk ka të drejtë vote, e drejtë e kufizuar vetëm për rezidentët skocezë, dhe se është një mesogrua. Sipas koeficentëve, ajo mund të fitojë 133 mijë stërlina (166 mijë euro). Sipas kompanisë së William Hill, rekordi aktual mbahej nga shtatori i vitit 2013, ku një burrë vuri bast 418 mijë stërlina (524 mijë euro) për zgjedhjet parlamentare në Australi./ATSh/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen