Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në fshatin Xhafzotaj dhe Shijak, pasi u kapën në lokalet e tyre duke vënë baste sportive në telefon.
Gjatë operacionit policor të koduar “Basti i fundit", ranë në pranga Gentjan Domi, 49 vjeç dhe Klejvis Dervishi, 23 vjeç të dy banues në Shijak.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i fundit", me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të lojërave të ndryshme të fatit, në kundërshtim me ligjin, kanë konstatuar 2 raste të tjera në këtë fushë. Për këto raste janë vënë në pranga shtetasit G. D., 49 vjeç dhe K. D., 23 vjeç të dy banues në Shijak”, sipas policisë.
Policia sekuestroi dy celularët me faqe bastesh aktive që kishin dy autorët, të cilat do përdoren në cilësinë e provës materiale.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.