Bastet për Euro 2016, mbi 4 mijë
të arrestuar, sekuestrohen 13 mln $

Bastet për Euro 2016, mbi 4 mijë<br />të arrestuar, sekuestrohen 13 mln $
Mbi 4 mijë persona të arrestuar, 13 milionë dollarë të sekuestruar dhe 3400 pika bastesh të jashtëligjshme që mendohet se kanë qarkulluar 6.4 miliardë dollarë në ndeshjet e ndryshme janë mbyllur.
 
Ky është bilanci i operacionit të Interpol në luftën kundër vendosjes së basteve të paligjshme gjatë zhvillimit të Kampionatit Europian 2016 në Francë, që u mbyll pak ditë më parë, por edhe sporteve të tjera.
 
Qendra e basteve të paligjshme është Azia ku janë luajtur shuma të mëdha parash për ndeshjet e Euro 2016.
 
Operacioni i Interpol është zhvilluar në Kinë, Francë, Greqi, Itali, Malajzi, Singapor, Tailandë, Vietnam, Kamboxhia, Kore e Jugut dhe Filipine.
 
Këto lloj bastesh prodhonin  të ardhura për rrjetet kriminale, të cilat janë të lidhura me korrupsionin, trafikun e qenieve njerëzore apo pastrimin e parave.
 
Hetimet sipas Interpol vazhdojnë dhe mund të ketë të tjerë të arrestuar në vende të tjera në kuadër të operacionit kundër basteve të pangishme. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)