Basti 630 $, i riu vdes pak pasi
piu me një frymë shishen me tekila

Basti 630 $, i riu vdes pak pasi<br />piu me një frymë shishen me tekila
Mos ju shkojë kurrë mendja të pini si ujë një shishe me tekila. E sigurt që do të vdisni.

Kjo u faktua në një klub nate me emrin, Vacca Lounge në Republikën Domenikane.

Tragjike rezultoi një bast i vënë në një disko në Republikën Domenikane ku një i ri vdiq pak minuta pasi pie një shishe tekila. Qëllimi? Të fitonte 630 dollarë. Për 23-vjecarin Kelvin Rafael Mejía ky ishte basti i basteve, por që i mori jetën.

Ai vdiq nga helmimi në gjak që pësoi nga sasia e madhe e alkoolit që konsumoi me një frymë.

Menaxheri i klubit u distancua nga ngjarja duke u shprehur se nuk mban përgjegjësi për sjelljet e të rriturve në klub.

[gallery]21317[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)