Bastisjet ruse në Kiev, mes tre të vdekurve edhe një vajzë e vogël! Fotografia e gjyshit të dëshpëruar bën xhiron e rrjetit

Bastisjet ruse në Kiev, mes tre të vdekurve edhe një vajzë e vogël! Fotografia e gjyshit të dëshpëruar bën xhiron e rrjetit

1685637335_gjyshi.JPG

Imazhi i një të moshuari të ulur në rrugë në Kiev po bën xhiron e internetit dhe rrjeteve sociale, me sytë e kthyer dëshpërimisht nga poshtë, drejt batanijes që mbulon trupin e pajetë të mbesës së tij, të shtrirë pranë një muri.

Vajza 9-vjeçare u vra së bashku me nënën e saj në një sulm rus që goditi kryeqytetin ukrainas mbrëmjen e kaluar. Nga sulmi mbetën pa jetë 3 persona, ndërsa mbetën të plagosur 12 persona. Personat u goditën nga raketa teksa tentonin të hynin në një strehë për t’u mbrojtur. Autoritet në Kiev kanë nisur hetimin.

Kryebashkiaku i kryeqytetit, Vitali Klitschko i ka kërkuar zyrës presidenciale të Ukrainës që të pezullojë nga detyra Dmytro Ratnikov, kreu i distriktit Desnianskyi, ku ndodhi incidenti, nga posti i tij.

Bashkëshorti i njërës prej viktimave tha se askush nuk i hapi dyert e strehës, pavarësisht se kishte trokitur disa herë për të kërkuar strehim. Raketat goditën gjithashtu një spital në rrethin Desnianskyi. Kryebashkiaku Klitschko njoftoi se pas përplasjes do të kontrollohen të gjitha strehimoret e bombave në qytet.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Bastisje të reja ruse në Kiev, tre të vdekur mes tyre fëmijë! Mesazhi i Zelensky-t në Moldavi:Të gjitha vendet europiane janë në BE dhe NATO


A.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari tregon momentet e tmerrit kur autobusi ra nga mbikalimi në Itali: Askush nuk më ndihmoi, nëse do ndodhte, të tjerë do të ishin shpëtuar

Shqiptari tregon momentet e tmerrit kur autobusi ra nga mbikalimi në Itali: Askush nuk më ndihmoi, nëse do ndodhte, të tjerë do të ishin shpëtuar