Batalioni i Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm ka festuar sot 50-vjetorin e krijimit të tij. Në ceremoninë e rastit ministrja e Mbrojtes Mimi Kodheli vlerësoi punën dhe arritjet e këtij këtij batalioni ndër vite, duke sjellë në kujtesë figurën e komandantit të parë të këtij batalioni të ndjerin Diko Zeqo.
Më tej Kodheli tha se gjithçka është bërë në 50 vjet, është fryt i sakrificës dhe punës së padukshme të kësaj njësie ushtarake. “Ju keni pritur dhe përcjellë figura të larta dhe të nderuara të mbarë botës që kanë shkelur tokën shqiptare ndër vite. Ju vazhdoni ta bëni këtë me dinjitet dhe me bukurinë që karakterizon dhe kënaqësinë që na jep Himni Kombëtar sa herë e dëgjojmë, por jo vetëm kaq, gjithçka që është bërë në këto 50 vite dhe që vazhdoni ta bëni edhe sot është një sakrificë e cila shpesh herë nuk shpërblehet, por është një sakrificë që ju nderon dhe që jua rrit dinjitetin”, tha ministrja e Mbrojtjes.

Në fund të fjalës së saj Kodheli shprehu mbështetjen e saj për këtë njësi të Forcave të Armatosura. “Ju do të vazhdoni të keni mbështetjen time të pa kufij për të përmirësuar edukimin tuaj, trajnimin tuaj, kushtet e punës, cilësinë e jetës tuaj dhe të familjarëve tuaj, sepse vetëm kështu ne mund të ndërveprojmë e të bashkëveprojmë për të mbërritur më të mirën në mënyrë që kush aderon në FA të jetë i shpërblyer për sakrificën që bën dhe për profesionin që ka zgjedhur të bëjë, t’i shërbejë të tjerëve, t’i shërbejë atdheut”, ka përfunduar fjalën e saj ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, veteranë dhe ish-ushtarakë që kanë shërbyer ndër vite në këtë batalion, punonjës civil etj.

Batalioni i Mbështetjes të Shtabit të Përgjithshëm është një ndër repartet elitë të Forcave të Armatosura. Misioni i tij është ruajtja dhe mbështetja e Ministrisë së Mbrojties dhe Shtabit të Përgjithshëm në të gjitha aktivitetet e ndryshme ushtarake, brenda dhe jashtë vendit, në kohë paqe dhe lufte. Kjo njësi zanafillën e krijimit të saj e ka në vitin 1955 në nivel kompanie dhe më pas në vitin 1965 u krijua Batalioni i Sigurimit të Shtabit të Përgjithshëm me komandant Diko Zeqo, i cili drejtoi këtë batalion deri në vitin 1978. Pas viteve 1990 kjo njësi u quajt Batalioni i Mbështetjes të Shtabit të Përgjithshëm emërtim të cilin e mban dhe sot. E veçanta e këtij batalioni nga njësitë e tjera të FA-së është se në përbërje të tij është Kompania Ceremoniale dhe Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, të cilat bulojnë të gjitha ceremonitë ushtarake të Forcave të Armatosura.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com