Jenson Button do të niset nga vendi i parë në çmimin e madh të Belgjikës. Alglezi realizoi provat më të mira duke qënë në një ditë të shkëlqyer. Në radhën e parë, por në vendin e dytë do të niset Kobayashi, i cili ka qënë surpriza e këtyre provave.

Nga pozicioni i tretë do të fillojë finlandezi Kimi Raikonen, çka do të thotë se gara e çmimit të madh të Belgjikës do të jetë mjaft interesante. Fernando Alonso nuk ka shkuar më shumë se vendi i pestë, dy vende përpara Hamilton. Ndërsa Sebastian Fetel ka përfunduar i 10 duke zhgënjyer shumë me paraqitjen e tij.

(d.b/shqiptarja.com)