Takimi i Ramës me pedagogë dhe studentë të Fakultetit Filologjik pasditen e kësaj të hëne është shoqëruar edhe me batuta nga ana e kryeministrit. Kreu i qeverisë tha se 8 pikat e studentëve i kujtonin një këngën polifonike labe. Rama shtoi se po ta vinte në Instagram do çmendeshin të gjithë. "Ka qenë një këngë e famshme polifonike labe me tetë pika. E dinë profesorët këtu. Por nuk e kam vënë në instagram se do çmendeshit fare pastaj", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Protesta/ Rama nisi dialogun me pedagogë e studentë të Gjeologjikut: S'e çojmë dot buxhetin 5%