Batuta vulgare e Ballës për doktor
Kosovën:Çfarë s’ka prekur me dua

Batuta vulgare e Ballës për doktor<br />Kosovën:Çfarë s’ka prekur me dua
TIRANE - Deputeti Taulant Balla ka adresuar nje batute vulgare ndaj doktor Halim Kosovës kur nga Kuvendi i Shqiperise u shpreh: Si t’i them unë Halim Kosovës tani hajde Halim bjer shenjat e gishtërinjve, ai ça s’ka prekur”, duke iu referuar keshtu propozimit te demorkateve per t'i kerkuar shenjat e gishterinjve kandidateve per zgjedhjet lokale.

Halim Kosova është mjek gjinekolog, profesion të cilin e ushtron prej vitesh. 

.....
Dita e enjte në Kuvendin e Shqipërisë i përkushtohet diskutimeve në seancë plenare të projektligjeve më të rëndësishme të rendit të ditës, e ku një ndër to ishin edhe propozimet e opozitës dhe mazhorancës për dekriminalizimin e politikës, e veçanërisht kandidatëve lokalë për zgjedhjet e 21 Qershorit.

Por ajo që e ka kthyer në të pahijshme këtë seancë, është batuta vulgare që deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka adresuar ndaj doktor Halim Kosovës, kandidatit të koalicionit të djathtë për Bashkinë e Tiranës.

“Ajo që dua tu them është që ne nuk kemi dashur ta bëjmë qesharake këtë proces dhe qesharak bëhët, të fillojmë tani të kërkojmë shenjat gishtërinjsh, si t'i them unë tani Halim Kosovës. Hajde Halim, bjer shenjat e gishtërinjve dhe... Halimi ka profesion të nderuar si t'i them unë, ai çfarë nuk ka prekur dhe si t'i them unë tani hajde bjer shenjat e gishtërinjve tek KQZ-ja përpara se... Kjo është qesharake dhe këtë e kemi hequr se mendojmë se nuk është e nevojshme përderisa çdo qytetar shqiptar shenjat e gishtërinjve i ka lënë tek kompania e pasaportave”, u shpreh Balla.

Këtë shprehje deputeti Balla e ka artikuluar nga foltorja e Kuvendit në përgjigje të deputetit Oerd Bylykbashi i cili kishte kërkuar më herët që kandidatëve tu kërkoheshin shenjat e gishtërinjve para se të zgjidheshin nga partitë për garën elektorale.

Por ndryshe nga batuta e Taulant Ballës, pak orë pas zyrtarizimit si kandidat i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj i ka dërguar një mesazh “rivalit” të tij Halim Kosova, duke i premtuar një fushatë pozitive e njëkohësisht i uroi suksese në garën elektorale. Nuk vonoi edhe përgjigja e doktor Kosovës, i cili e falënderoi dhe i uroi gjithashtu sukses. 


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas