FIER-Kryeministri Edi Rama, teksa ka shpërndarë legalizimet në qytetin e Fierit nuk ka kursyer ironitë dhe batutat për PD e cila vijon prej 49 ditësh në protestë.
 
Duke krahasuar ndërtimet pa leje që janë bërë në Gjanicë, Rama u shpreh se PD të njëjtën ka bërë dhe me çadrën ku "hidhen përpjetë të bëhet siç duan ata".
 
"Sot hidhen përpjetë dhe për lirinë e zgjedhjes, kanë ngulur çadrën siç ngulën godinat në Gjanicë. Vunë çadrën tokë e zënë, e thonë o siç themi ne o s'ka zgjedhje", shprehet Rama.
 
Ai ka ritheksuan faktin, se arsyeja kryesore se përse vijonë të protestojnë është se kanë frikë nga populli pasi nuk kanë çfarë t'i ofrojnë këtë 18 qershor. Duke iu drejtuar edhe demokratëve që ndodheshin aty, Rama deklaroi se Basha e di mirë mbështetjen që populli do t'i jap PS e për këtë arsye ka frikë të përballet në zgjedhje.
 
"Janë mbyllur në çadër se s'duan zgjedhje, sepse dinë se çfarë mbështetje do t'i japë populli partisë sonë", tha Rama. 

Gjithashtu Rama tha se në 8 vite, qeveria e Berishës ka bërë 1872 legalizimi gjithësej, e ndërsa qeveria e tij në vetëm 3 vite jo vetëm që ka bërë 10 fishin e tyre ku ndryshe nga PD që legalizonte pishina, hotele e motele, qeveria e tij ka në fokus shtëpitë.  

"Ne sot në një ditë bëjmë 1001 e legalizime. Në Fier janë bërë në 8 vite të pushtetit të atyre janë shpërndarë  1872 legalizime, ndërsa sot në më pak se 3 vjet janë bërë 11 200, pra 10 fishi. Edhe ato legalizime që janë bërë janë bërë në kurriz të njerëzve, janë legalizuar godinat mbi Gjanicë. Nga pushteti i çadrës janë legalizuar hotele, motele, pishina, magazina, kanë qenë legalizime ku kurrë nuk duhet të bëheshin, në parqe, kolektor", tha Rama.

Batutat

Tifozi i Barcelonës
Fermeri: Jam tifoz i Barcelonës, Saimir Tahiri, Lionel Messi, ti je si Guardiola. Juvja do humbasi, 1 me 2 në Torino, kurse në tjetrën 3 me 2

PS e vetme merr e vetme 73 deputetë, do vemi bast bashkë?

Rama: Kur të shohësh ndeshjen do jesh këtu?

Fermeri: Këtu unë

Rama: Një gjë dihet, vetëm më 18 Qershor ka zgjedhje, ti qëndro fort deri të martën

Fermeri: Po e pe ndeshjen në Torino

Rama: Po e pashë në Torino do të të marr në telefon

Demokrati
Rama: Më në fund erdhi një që nuk është i yni

Fermeri: Erdha të marr fjalën

Rama: Jo erdhe se të thirra të marrësh letrën

Fermeri: Po fola me ata unë që më thirrën këtu që të marr fjalën

Rama: Jo të thirra unë tani ndaj erdhe. Tani thuaj, pse nuk ta dhanë ata legalizimin?

Fermeri: Ata që thoshin ata mos e votoni Edi Ramën se do ju shkatërrojë shtëpiat

Rama: Atyre do u them, hapini sytë, unë legalizimin e mora.

Nqs ju do vazhdoni kështu gjërat do bëhe, se zonja qe foli pak më parë këtu është drejtoreshë e shkollës së fshatit të saj, por nuk fëmijët aty nuk kanë shkollë, nëse e bëni dhe atë

Rama: Tani e do tani, apo më 18 Qershor dhe shkollën

Shkollat do i bëjmë, do ndërtojmë shumë dhe më vjen keq, ata janë për pica, valle, për punë jemi vetë.

Rama-demokratit: Thuaj Bashës të më takojë se  s’i ndodh gjë
Teksa po shpërndante legalizimet në qytetin e Fierit, një tjetër demokrat është afruar prane kryeministrit Rama. Ky i fundit nuk u permbajt duke ngacmuar fierakun me bindje te djathta mbi kryetarin e PD. 

Rama: U takove me mua?
Qytetari: Po
 
Rama: Të ndodhi gjë?
Qytetari: Jo
 
Rama: Thuaj atij si demokrat të më takojë se nuk të gjen gjë, thuaj të lutem kryetar takoje bisedoni bashkë se ja ky po më prek dhe nuk po më ndodhi gjë, atë s’e prek fare unë.
Qytetari: O zoti Lul Basha të lutem simpatizanti jot, mos mendo se këta më njohin mua, kur isha i vogël na mësonin një vjershe përmendesh, të lutem harroje atë vjershën që thua natë për natë, hajde këtu te populli na premto që të votojmë.
 
Rama: Për premtime ai të mbyt se s’ka gjë në dore thuaj të më takojë mua se mbeti në çadër.
Qytetari: O Luli të lutem planifiko një takim me bazën e Cakranit
 
Rama
: A ti s’dashke që të takohem unë me të
Qytetari: Lul Basha, që të të mbështesim tamam ulu dialogo me aleatët që ke
 
Rama: Me Kreshnik Spahiun sidomos
Qytetari: Takohu me koalicionin qeverisës që të na siguroni një të ardhme më të mirë dhe atë vjershën harroje, se të kam kryetar të mirë.
 
Qytetari: Ka mundësi të të bëjë një kërkesë?
Rama: Ta marrim Lulin në partine tone? Nuk e marrim dot
 
Qytetari: Nëse ai s’do futet në zgjedhje do na lejë në rrugë, por ne do zgjedhim një koalicion që na pelqen neve, dhe dil nga çadra se na injorove.





Batutat, Rama: Na ra goja, dil Luli, dil Luli, ai ngeli në çadër!
Kryeministri Edi Rama nga Apolonia u shpreh se debati për qeveri teknike apo besimi nuk ka lidhje me zgjedhësit duke këmbëngulur se vota e 18 qershorit do të çlirojë gjyqësorin nga korrupsioni.
 
"Debati për qeveri teknike apo besimi nuk ka lidhje pse zgjedhësit.
 
Votimi ka lidhje me disa gjëra që kanë lidhje me Shqipërinë që duam. Ne duam një Shqipëri që cdo familje ta shikojë të ardhmen me optimizëm.
 
Vota për të çliruar drejtësinë do të thotë se pavarësisht për bindjet partiake, shqiptarët do të marrin në dorë pushtetin.
 
PS, pavarësisht gabimeve dhe fajeve nuk e ka tradhtuar interesin kombëtar dhe ka treguar se mund të ndërtojë institucionet në këtë vend" tha Rama.
 
Kryeministri i bëri edhe njëherë thirrje Bashës për takim për zgjidhjen e krizës, ndërsa tha se çadra në bulevard është shprehja e një krize që e ka karakterizuar këtë vend për 20 vite.
 
"Luli, Luli, ai është brenda në çadër nuk del, nuk do të dali, na ra goja; dil Luli, dil Luli.