Veliaj u prezanton turisteve kinezë nënkryetarin e Bashkisë së Pekinit

TIRANE- Teksa krebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shoqëruar nënkryetarin e bashkisë së Pekinit, Lu Yan,përgjatë sheshit “Skënderbej”, janë takuar me një grup turistësh kinezë. Tirana gjatë gjithë muajve të vitit vizitohet nga një numër i madh turistësh kinezë, të cilët ditën e sotme u përballen me këtë surprizë të veçantë në kryeqytetin shqiptar.
 
Shoqëruar me batuta dhe të qeshura, kryebashkiaku Veliaj u ka shpjeguar turistëve kinezë praninë në Tiranë të përfaqësuesve të Bashkisë së Pekinit, në kuadër të Forumit “17 + 1”.
 
Përpos bisedës së shkurtër me nënkryetarin e Bashkisë së Pekinit, nuk mund të mungonte edhe një fotografi, e preferuara e çdo turisti, për të fiksuar këtë moment të veçantë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 27/10/2019 16:27

    Rrnofte miqsia shqiptaro kineze posht Makaroni

    Përgjigju
  • Cun Lai: 27/10/2019 11:07

    ..Shqiperi+Kine..s'kemi nevoje pe finoket Franceze..,ne jemi sa nje lagje e Shangait..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur