Nuk ka surpriza. Bayern Mynchen e Borussia Dormund kalojnë pa probleme në 1/8 e Kupës së Gjermanisë. Bavarezët fituan 5-2 në transfertë ndaj Augsburg ku spikati sulmuesi Choupo-Moting që shënoi dy gola ndërsa nga një herë e tundën rrjetën Kimmich, Musiala e Davies. Skuadra e Nagelsman vijon formën e mirë të kampionatit edhe në Kupë.
Edhe Dortmundi avancoi pa probleme të mëdha për në 1/8 pasi mundi Hannover 2-0. Një autogol I vendasve dhe penalltia e shndërruar në gol nga Jude Bellingham vendosën fatin e takimit. Më tej avancuan edhe Shtutgrt, Freiburg e kryesuesit e Bundesligës Union Berlin.
Në Kupën e Italisë një ndeshje e “çmendur” u zhvillua në stadiumin Dacia Arena ku Monza fitoi 3-2 ndaj Udineses dhe kualifikohet në fazën e 1/8 ku përballë do të ketë Juventusin. Golin vendimtar për skuadrën e Berlusconit e shënoi sulmuesi Petanja.
Parma mundi në shtëpinë e saj Barin 1-0 dhe në fazën tjetër do të përballet me Interin ndërsa Spezia mundi 3-1 Brescia dhe I dhuroi vetes një sfidë ndaj Atalantës në 1/8.