Bayern marshon drejt titullit numër 30, Dortmund nuk dorëzohet! Leipzig 'paqe' me Paterborn-in e Gjasulës (VIDEO-Golat)

Bayern Mynich po afrohet gjithmonë e më shumë me titullin numër 30 në historinë e futbollit gjerman. Pesë javë para fundit të Bundesligës skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka fituar me shifrat 4-2 në transfertën e Bayern Leverkusen. Për kampionët në fuqi ndeshja nisi në malore, pasi në minutën e 10 Alario mposhti Manuel Neuer.

Do të duhej diçka më shumë se 15 minuta derisa Coman të barazonte shifrat për Bayern Mynchen, ndërsa pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1-3 pasi do të gjenin rrugën e rrjetës Goretzka dhe Gnabry. Në fraksionin e dytë të lojës nuk mund të mungonte edhe 'bomberi' Robert Lewandowski, i cili realizoi me kokë para se vendasit 1 minutë para fundit të kohës së rregullt të ngushtonin diferencat. Gjithsesi kjo vlejti sa për statistikë pasi Bayern Mynchen koleksionoi një tjetër fitore që e afron bindshëm me titullin.

Ndërkohë Dortmund që zbriti në fushë pak orë më pas nuk u pezmatua nga ky rezultat, por mori tre pikët falë rezultatit minimal 1-0 kundër Hertha Berlinit. Goli vendimtar do të realizoi në minutën e 58 nga mesfushori Emre Can, që finalizoi bukur brenda zonës.

Pas javës së 30 Dortmund renditet në vendin e dytë me 63 pikë, 7 më pak se Bayern Mynchen i vendit të parë.

Sakaq ndeshjet e tjera të ditës së shtunë në Bundesligë folën në favor të Mainzi-t që fitoi 0-2 kundër Frankfurt, Dusseldorf barazoi 2-2 me Hoffenhaim, ndërsa Leipzig barazoi 1-1 me Paterborn-in e Klaus Gjasulës.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit