Bayern Mynchen i është përgjigjur dhëmbë për dhëmbë Borussia Dortmund në javën e 27 të Bundesligës ose ndryshe në javën e dytë pas rifillimit për shkak të koronavirusit. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick është treguar e pamëshirshme kundër Eintracht Frankfurt, pasi e ka shkatërruar me rezultatin 5-2.
Në minutën e 17 do të ishte Leon Goretzka që do të zhbllokonte shifrat me një finalizim shumë të bukur brenda zonës. Pak minuta para fundit të pjesës së parë Thomas Muller do të dyfishonte shifrat, ndërsa menjëherë me fillimin e fraksionit të dytë të lojës nuk mund të mungonte Lewandowski, i cili dërgoi shifrat 3-0.
Atëherë kur dukej se gjithçka ishte e mbyllur do të ringjallej Eintracht Frankfurt. Skuadra mike fillimisht do të shënonte golin e parë në minutën e 52, ndërsa tre minuta më pas, po i njëjti autor, Hinteregger, do t'i dërgonte shifrat në 3-2, duke rihapur gjithçka.
Gjithsesi Bayern tregoi se jo më kot është një skuadër e madhe, me Davies që pas një gabimi në zonë shënoi golin e katërt. Më tej pati kohë edhe për një autogol të miqve, duke stampuar shifrat përfundimtare në 5-2.
Me këtë fitore Bayern i përgjigjet tre pikëshit të Dortmund të arritur më herët kundër Wolsburg. Pas 27 javësh kampionat Bayern udhëheq me 61 pikë, 4 më shumë se Dortmund i vendit të dytë. Javën e ardhshme ndërkohë është supersfida mes këtyre dy skuadrave, që me shumë mundësi do të jetë vendimtare për fatet e kampionatit.
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12%
-
Jo
83.9%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2264
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vincent Kompany në krye të bavarezëve, Louis Van Gaal shpreh habinë: Gjërat nuk po shkojnë mirë për Bayern
9 Qershor, 22:36
-
Mbappe te Real Madrid, drejtori sportiv i Bajern ngre alarmin: Të pangopurit për para po kthehen në gozhda të arkivolit të futbollit
9 Qershor, 19:58
-
Disfata në finale nuk djeg dhe aq shumë klubin e Dortmund, arkat e verdhezinjve do të mbushen me 25 milion euro
2 Qershor, 18:20
-
Çfarë nuk u pa gjatë finales? Tre tifozë hynë në fushë vetëm 25 sekonda pas vërshëllimës së arbitrit (VIDEO)
2 Qershor, 17:01
-
Festa vijoi deri orët e para të mëngjesit, në Madrid tifozët pushtojnë rrugët pas fitimit të trofeut për herë të 15-të (VIDEO)
2 Qershor, 16:50
-
Finalja e Wembleyt/ Nusret publikon foto me VIP-at, pjesë e galerisë edhe kryeministri Edi Rama
2 Qershor, 16:19
-
'Tani eja tek Fenerbahce!', Mourinho bën batutën epike me Bellingham pas suksesit të Realit në Wembley
2 Qershor, 15:28
-
Zyrtare/ Bayern Munich emëron në stol Vincent Kompany
29 Maj, 17:13
-
E kryer/ Bayern Munich zgjedh një 38-vjeçar për rolin e trajnerit
26 Maj, 22:53
-
Sylvinho e dëshiron në Kombëtare, Liverpool kërkon Brajan Grudën
22 Maj, 11:29
-
Ten Hag 'pushohet' nga Man. United, 'Djajtë e Kuq' zgjedhin Thomas Tuchel
20 Maj, 16:58
-
VIDEO/ Supergol në ndeshjen e lamtumirës, Marco Reus shënon në sfidën e fundit me Dortmund në Bundesligë
18 Maj, 16:31