Bayern Mynchen kampion dimri në Bundesligën gjermane, Manchester City 'tërmet 7 ballë' kundër Leeds

Bayern Mynchen është shpallur matematikisht kampion i dimrit në Bundesligën gjermane. Skuadra bavareze ka fituar me rezultatin e thellë 0-5 kundër Stuttgard, në një ndeshje të dominuar nga fillimit në fund. Mbi të tjerët shkëlqeu Gnabry i cili jo vetëm zhbllokoi ndeshjen, por edhe realizoi ‘tripletë’, ndërsa pas nuk mbeti as Leëndoski me ‘dopietë’.

Me këtë fitore Bayern është ngjitur në kuotën e 40 pikëve, 9 më shumë se Dortmundi i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak, ndërkohë që në kalendar për vitin 2021 ka edhe një javë, ndërsa më pas kampionati do të ndërpritet.

Sakaq në Premier League Manchester City ka masakruar 7-0 Leeds në ‘Etihah Stadium’. Skuadra e Pep Guardiolës vendosi këmbën në gaz që në minutën e 8 me Foden, ndërsa më pas gjetën rrugën e rrjetës Grealish, Mahrez, Stones, Ake dhe dy herë De Bruyne. Aktualisht Manchester City udhëheq kampionatin me 41 pikë, 4 më shumë se Liverpool i vendit të dytë që ka në dispozicion një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës