Bayerni është shpallur fitues i Super Kupës së Evropës për edicionin 2013 pasi mposhti ekipin e Çelsit në një ndeshje dramatike që kishte brenda gjithçka, gola, spektakël, kartona të kuq dhe mjaft emocione në fund.

Super Sfida ka qenë edhe një duel mes Guardiolës dhe Murinjos i fituar nga spanjolli duke e nisur me këmben e mbarë edicionin te Bayerni. Ndeshja ka nisur e mirë për Çelsin që kalon në avantazh në minutën e 8 me Torres, Bayerni barazon me Riberi në minutën e 47.

Me këtë rezultat përfundoi koha e rregullt, ndërsa në shtesën e parë shënoi Çelsi me Hazard, Bayerni nuk dorëzohet dhe shënon në minutën e 121 duke barazuar. Nga pika e bardhë e penalltisë tregohen më të saktë gjermanët që fitojnë Super Kupën.