Bayern përmbys në Koln, Dortmund humb në shtëpi me Mainz

Bayern përmbys në Koln, Dortmund humb në shtëpi me Mainz

Lojtarët e Bayern

U duk se Bayern Munchen do të thyhej përsëri pas eliminimit nga Champions League, por kampionët e Bundesligës për të 6-n herë radhazi nuk e kanë ndalur ritmin edhe në javën e parafundit. Bayern Munchen ka përmbysur shifrat nga 1-0 në 1-3 përballë Koln, në ndeshjen e luajtur në fushën e të fundit. 

Sule në minutën e 30-të shënoi autogol dhe Koln e mbylli pjesën e parë në avantazhin 1-0. Në të dytë, James Rodriguez barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 59-të. Dy minuta më pas Lewandowski shënon golin e dytë dhe të avantazhit për miqtë. Ishte goli i 29-të për polakun, që edhe këtë vit në Bundesligë shpallet shënuesi më i mirë, teksa ndodhet 3 gola më pak se Messi në Europë.

Për të kompletuar fitoren, mendon Tolisso, që në minutën e 78-të shënon edhe golin e sigurisë. Mbyllet 1-3, me Bayern Munchen që tani e ka mendjen vetëm te finalja e Kupës së Gjermanisë, atë me Eintracht Frankfurt.

Ndërkohë, Dortmund edhe njëherë tjetër ka treguar se ky nuk ishte sezoni i tij. Verdhezinjtë kanë humbur 1-2 në shtëpi me Mainz dhe mbeten në vend të tretë. 

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr