Mbrëmë janë përcaktuar edhe dy ekipet e fundit që i bashkohen fazës së çerekfinaleve të Champions Leagues. Bayerni i Myniut dhe Malaga kanë kaluar këtë fazë duke pritur të qeta shortin që do të hidhet nesër në Nion të Zvirës. Në Gjermani është zhvilluar një ndeshje mjaft e fortë mes ekipit të Mynihut dhe Arsenalit, e cila ka përfunduar me rezultatin 0-2.

Pjesa e parë ka nisur mjaft e mirë për ekipin e Arsenalit që shënon golin e parë të ndeshjes në minutën e 3' me Giroud duke shtangur dhe surprizuar ekipin e Hejkes, që zbriti në fushë me 3 mungesa. Në minutat e mbetura 'bavarezët' tentojnë që të barazojnë, por pjesa e parë mbyllet më këtë rezultat. Në pjesën e dytë Arsenali shënon përsëri, por 2-0 nuk mjafton.

Ndërsa ndeshja tjetër mes Malagas dhe Portos ka qenë më shumë e ekuilibruar pasi akti i parë kishte përfunduar në barazim 1-1. Megjithatë sheikët e Malagas e nisin ndeshjen mjaft mirë, pasi kalojnë në avantazh me Iskon në minutën e 43' të pjesës së parë duke e administruar lojën me qetësi. Porto hidhet e gjitha në sulm për të barazuar dhe dërguar lojën në kohën shtesë, por në minutën e 73' është Roke Santa Kruz që dyfishon rezultatin dhe shuar shpresat e portugezëve për të kaluar në fazën tjetër.



Dylber Balla