Bayerni i Mynihut është shumë pranë mbylljes së kampionatit këtë edicion, pasi ka sigluar një tjetër fitore spektakolare përballë ekipit të Volfsburgt me rezultatin 2-0 duke u shkëputur 18 pikë nga ekipi i Borusias së Dortmundit, që ka një ndeshje më pak.

Ndeshja e parë e javës së 22-të e Bundesligës u zhbllokua në minutën e 36-të, nga një roveshatë e Mandzukic. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë,ndërsa në pjesën e dytë Arjen Robben në fund të ndeshjes vulos fitoren.




Dylber Balla