Bayer Mynih ka arritur fitoren e tetë radhazi në kampionatin gjerman duke vazhduar i vetëm kryesimin e renditjes me pikë të plota. Në javën e tetë të Bundesligës, bavarezët kanë fituar me rezultatin 5-0 në transfertë përballë ekipit të Fortuna Dusseldorf.

Golat janë shënuar nga Mandzukic dhe Gustavo në pjesën e parë dhe nga Mueller (dopietë) dhe Rafinha në pjesën e dytë.

Por krye ndeshja e javës në Bundesligë ka qenë derbi Dortmund - Shalke, i cili ka përfunduar me fitoren e miqve me rezultatin 1-2.

Golat janë shënuar nga Afelai dhe Hoger për Shalken, ndërsa Levandovski nuk ka mundur të bëjë asgjë më shumë se të ngushtojë diferencën.


(d.b/shqiptarja.com)